Rusia, Turqia dhe Irani arritën marrëveshjen në Astana për të dislokuar së bashku forca paqeruajtëse në zonën e konfliktit në Idleb, në veriperëndim të Sirisë.
“Këto tre vende do të dislokojnë forca të kontrollit të situatës së tensionuar në rajonin e Idlebit dhe në disa zona të rajoneve Lattakie, Hamas dhe Alepo”, thuhet në deklaratën e përbashkët, të publikuar në përfundim të bisedimeve dy ditore në kryeqytetin e Kazakistanit.
Këto forca do të kenë si mision parandalimin e incidenteve dhe konfrontimeve mes forcave qeveritare dhe luftëtarëve rebelë që kontrollojnë pjesën më të madhe të rajonit të Idlebit, në kufi me Turqinë dhe shumë pranë provincës Latakie, një bastion i regjimit. /tesheshi.com/