Për të “n”-tën herë në jetën e tij, ka rënë në pranga Albin Kurti, ish-lider i Vetvendosjes. Kjo ndodhi pas një ndërhyrjeje të dhunshme të forcave policore, menjëherë pasi përfundoi manifestimi i madh i opozitës kosovare kundër Zajednicës dhe Demarkacionit.
Për Albin Kurtin kishte një një urdhër-arresti të lëshuar ditë më parë nga autoritetet e rendit, pasi disa incidenteve në parlament. Para tij është arrestuar dhe deputetja e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, ndërsa pritet dhe arrestimi tashmë i të tretit, Faton Topalli, deputet i VV-së. /tesheshi.com/