Sipas një njoftimi të Ministrisë së Rendit, është vënë në pranga Inspektori Arjan Ahmet Sokoli, 45 vjeç, me detyrë nd/kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare në Morinë, me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Siç thuhet në njoftim, në datë 8 prill 2015, shërbimet e Stacionit të Policisë Kalimash kanë ndaluar 2 automjete, të cilat përdornin të njëjtat targa, vendosur secilën vetëm në pjesën e përparme të mjetit. Ato drejtoheshin nga shtetasit Indrit Koni dhe Denis Koni, pa dokumentacion përkatës.
Dhe nga hetimet e kryera, është provuar se 3 shtetasit e ndaluar, janë ndihmuar nga punonjësi i Policisë me detyrë nd/kontrollor, Arjan Sokoli, i cili ka lejuar kalimin e automjeteve nga Kosova në Shqipëri, nëpërmjet doganës së Morinit, duke mos kryer rregjistrimin përkatës në sistemin TIMS.