Një shtetas me inicialet A.V, 37 vjeç, është arrestuar në fshatin Neqavc të Hanit të Elezit për pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve.
“Pas pranimit të informatave se i dyshuari A.V.,mund të ketë në posedim armë të paautorizuara , hetuesit policor nga stacioni policor Hani i Elezit, kanë gjetur dhe konfiskuar,
4 pushkë të llojeve të ndryshme, 14 mina befasuese kundër këmbësorisë, 13 granata dore, 30 karikatorë të zbrazët rreth 2 500 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe materiale të tjera”, njofton policia.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje prej 48 orë. /tesheshi.com/