Një shqiptar i Maqedonisë u arrestua në plazhin e Velipojës pasi kërkohej për manipulim të zgjedhjeve parlamentare në zonën e Gostivarit.
Ai u kap nga policia e Shkodrës, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet maqedonase për veprën penale “pengim i zgjedhjeve dhe votimeve”.
I arrestuari është shtetasi Hamit Ajrulai, banues në Gostivar. Ajrullai u prangos nga punonjësit e policisë në plazhin e Velipojës, ku kishte nisur punë prej pak kohësh si kamarier në një lokal.
Policia ka nisur procedurat e ekstradimit për të.