Policia e Durrësit arrestoi një shtetas Italian, i kërkuar nga autoritetet spanjolle për vrasje.
Burime policore bëjnë të ditur arrestimin e 58-vjeçarit Giuliano Velo, i cili ka tentuar të kalojë kufirin për të udhëtuar drejt vendit të tj me dokumente sllovene të falsifikuara.
Italiani ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madridi me akuzën e vrasjes.
58-vjeçari dyshohet se para 3 muajsh, në vendin e quajtur ” Paraje Charcon” të qytetit Aguilas (Spanjë) ka vrarë me armë zjarri një italian. /tesheshi.com/