Gjyqtarja e rrethit të Laçit, Parashqevi Ademi është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në kushtet e flagrancës. Së bashku me të prangat i janë hedhur në gjykatë edhe avokatit Gjovalin Prendi.
Sipas prokurorisë, arrestimi i të dyve u krye për veprën penale të “korrupsionit pasiv në bashkëpunim”, ndërsa janë sekuestruar si provë materiale edhe 200 mijë lekë të reja, të cilat dy të dyshuarit po i ndanin me njëri-tjetrin.
Prokruroia thotë se hetimet janë ndjekur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka kompetencë hetimin e veprës së korrpsionit. Çështja është regjistruar pas kallëzimit të një shtetasi që ka vënë në dijeni autoritetet se i kërkoheshin lekë për të shpallur një vendim në favor të tij.
Ditën e mërkurë, Krimet e Rënda kanë marrë edhe një autorizim nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për arrestimin e gjyqtares Ademi, ndërkohë që operacioni është kryer me taktika stimuluese, tha prokuroria.