Drejtori i Ujësjellësit të Ersekës ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.
Orest Malushi është arrestuar mbrëmjen e të dielës, ndërkohë pasditen e po asaj dite, 28 shkurt 2016, policia deklaroi se po ndiqej në gjendje të lirë pasi kërcënoi me armë Zylyftar Byrekun,52-vjeç, militant i Partisë Demokratike. Policia tha se incidenti kishte ndodhur për shkak të një konflikti banal.
Prokuroria pretendon se ndaj tij ekzistojnë prova shkencore që e implikojnë.
Gjatë ditës së nesërme, i arrestuari pritet të dalë përpara togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë. /tesheshi.com/