Janë publikuar pamjet nga momenti i arrestimit në objektin ku ndodhej Marko Gjuriç, drejtori së ashtuquajturës Zyrë pë Kosovën, i cili hyri në Veri pa leje të autoriteteve të Prishtinës.
Në videon e publikuar nga televizoni shtetëror serb RTS, shihet se si në një moment i pari i Veriut, Goran Rakiç kundërshton urdhrat e policisë në hyrje të objektit por që më pas policia e largon atë dhe arriten të futet brenda sallës duke arrestuar Gjuriçin.
Policia pasi e solli politikanin serb në stacionin policor në Prishtinë për ta marrë në pyetje, e tashmë e ka nisur për në Merdare nën përcjellje të forcave të mëdha policore për ta deportuar në Serbi. /tesheshi.com/