Arrestimi i kryepolicit të Mitrovicës, Nehat Thaçi është bërë objekt diskutimi në mbledhjen e komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin kosovar.
Siç informon Zëri, në mbledhjen më të fundit të këtij komisioni, kryetari i tij, Ilmi Reçica ka deklaruar se duhet të kundërshtohet arrestimi i Thaçit dhe se organet duhet ta shqyrtojnë në detaje këtë situate, duke e quajtur aktin e serbëve të papranueshëm dhe të dënueshëm.
Ndërsa Pal Lekaj i AAK-së, tha se duhet të dilet me një deklaratë, pas sipas tij, ajo çka ka ndodhur me kryepolicin e Mitrovicës nuk i kontribuon normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Madje Lekaj ka kërkuar dhe si masë esktreme që të ndërpriten bisedimet Kosovë – Serbi, shenjë proteste për aktin e autoriteteve të Beogradit.
Po ashtu, edhe kreu i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, deklaroi se arrestimi i Thaçit është i papranueshëm dhe se kjo tregon mentalitetin e vjetër të Serbisë. /tesheshi.com/