Operacion i gjerë antimafie në të gjithë Kosovën ku janë arrestuar më shumë se 600 persona.
Policia e Kosovës thekson se arrestimi ka ndodhur pas hetimeve të departamenteve të ndryshme të antikrimit.
Shefi i Divizionit të Hetimit të Krimeve, Fehmi Hoti tha se janë shqyrtuar 1.230 raste të krimit të organizuar dhe janë bërë 697 kallëzime penale, gjë që ka rezultuar me arrestimin e 580 personave të inkriminuar. /tesheshi.com/