Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Areoporti i jugut, gjirokastritët nisin lobimin: jo tjetërkund, të jetë aty ku është prej një shekulli

by te Sheshi
08/04/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Areoporti i jugut, gjirokastritët nisin lobimin: jo tjetërkund, të jetë aty ku është prej një shekulli

Nga Blerim Kore

Frika se mos aeroporti i planifikuar për në jug të Shqipërisë do ndërtohet në Sarandë, ka bërë që Gjirokastra, qytetarët e saj, të krijojnë një forum me efekt lobues me qëllim që kjo mos ndodh, pra jo në Sarandë, por të ndodhë tek ata, në Gjirokastër, me rijetëzimin e areoportit ekzistues.

Ky reagim vjen pas vendimit të qeverisë për liberalizmin e fluturimeve ajrore, ku ndërtimi i areoportit të jugut bëhet dhe më i afërt.

Kështu pra, faktorë të ndryshëm në qytetin muze, po lobojnë për rikthimin e fluturimeve në aeroportin  një shekullor të qytetit, që ka gjetur vend dhe në disa vepra të Kadaresë, shkrimtarit të madh gjirokastrit.

Ditët e fundit është inicuar edhe krijimi i Forumit Qytetar për Rijetëzimin e Aeroportit të Gjirokastrës. Pjesë e tij janë intelektualë dhe  specialistë të fushave të ndryshme,  të cilët kanë si synim mbështetjen e nismave për rivitalizmin e aeroportit. “Fillimisht ky forum ka qenë një inisitiavë në rrjetet sociale e cila është mbështetur nga rreth tre mijë persona ndërkohë që ne vazhdojmë të mbështesim nismat e ndërmara së fundi nga faktorët e ndryshëm lokalë dhe qëndrorë për rikthimin e fluturimeve në aeroportin e qytetit”, shprehen përfaqsuesit e forumit.Kulla e fluturimeve e aeroportit te Gjirokastres

Sipas tyre, ky organizim është zëri i komunitetit në përpjekjet për rikthimin e fluturimeve në aeroportin e Gjirokastrës. Ditët e  fundit, përfaqsues të këtij forumi zhvilluan edhe takime me pilotë me përvojë të cilët i janë bashkuar nismës për rivitalizmin e aeroportit të Gjirokastrës. Madje ata i kanë dërguar edhe një letër interesi kryeministrit Edi Rama për rikthimin e fluturimeve në këtë aeroport si një mundësi e mirë për nxirjen e zhvillimit ekonomik të rajonit të Gjirokastrës dhe Jugut të vendit në përgjithësi. “Edhe në të ardhmen ne do të vazhdojmë nismat qytetare në mbështetje te nismës për rivitalizimin e aeroportit të Gjirokastrës”, shprehen perfaqsuesit e forumit.

Historiku i aeroportit njëshekullor

Ishte shtatori i vitit 1924, kur autoritetet shqiptare pranuan kontratën me shoqërinë “Adria -Aero-Llojd” dhe nxitën daljen e një projekt-ligji, i cili do të çelte siparin e historikut të aviacionit civil në vendin tonë. Ky projekt ligj bënte fjalë për vendosjen e linjave të rregullta të trafikut të aviacionit civil në linjat Tiranë-Shkodër-Durrës-Berat-Vlorë-Gjirokastër. Më vonë hartës së udhëtimeve civile nëpërmjet ajrit iu shtuan edhe Korça, Kukësi dhe Peshkopia.

Mjediset aktuale te aeroportit te Gjirokastres

Në një studim të Shoqatës Italiane për Zhvillim (V.S.P.) (Volontari Senior Profesionali), të hartuar vitet e fundit dhe që ka në qendër aeroportin e Gjirokastrës, përmendet fakti se: “Linja ajrore Tiranë-Gjirokastër-Tiranë u inaugurua në 11 gusht 1929”. Këto fluturime bënë të mundur lidhjen e qendrës së Jugut të Shqipërisë me kryeqytetin në një kohe të shkurtër. Megjithatë flurutimet e avionëve të vegjël që përdoreshin në këtë linjë realizoheshin vetëm në kushte atmosferike normale. Vështirësive të motit për kryerjen e fluturimeve i shtoheshin edhe gjetja e ekuipazhit që do të kryente shërbimin. Fillimisht në këtë linjë fluturimesh ka operuar një ekuipazh i reduktuar gjerman dhe më pas një ekuipazh i përbërë nga pilotë italianë.

Krahas pasagjerëve në linjën Gjirokastër-Tiranë dhe anasjelltas avionët realizonin edhe transportimin e postës. Për këtë linjë fluturimesh përdoreshin dy-tre aeroplanë të lehtë të tipit “Albatros E” dhe “Albatros G”, të cilët kishin nga tre vende seicili. Në vitin 1932 marëveshja me gjermanët u abrogua dhe qeveria Mbretërore Shqiptare ia dha konçensionin për shërbimin ajror civil shoqërisë italiane ” Ala -Littoria”. Kësaj periudhe i përket edhe ndërtimi dhe sistemimi i aeroportit të Gjirokastrës në përputhje me kushtet teknike të fluturimeve të asaj kohe.
Në vitet ’30-’40 të shekullit të kaluar ky aeroport do të kishte një funksion të dyfishtë, atë civil dhe ushtarak. Në këtë kohë në pistën e aeroportit të Gjirokastrës u vendosën rreth 30 aeroplanë transporti, bombardues, civilë, etj. Krahas pistës së modernizuar edhe shërbimi në fluturimet civile erdhi në rritje. Gjatë kësaj kohe për fluturimet civile përdoren aeroplanë të tipit ” Breda 44″. Linjat kryesore të fluturimeve të kësaj periudhe që kishin si stacion aeroportin e Gjirokastrës do të ishin : Tiranë-Vlorë-Gjirokastër-Tiranë dhe Tiranë-Korçë-Gjirokastër-Tiranë. Ky lloj transporti do ti vinte ndjeshëm në ndihmë lëvizjes së pasagjerëve nga Jugu i vendit në drejtim të zonave të tjera. Grupet e pasagjerëve që udhëtonin me avion në linjat e aeroportit të Gjirokastrës ishin nga më të ndryshmet, tregtarë, administratorë, punonjës të administratës shtetërore, etj. Për tu përmendur është fakti se krahas fluturimeve në linja të rregullta shpesh nga aeroporti i Gjirokastrës niseshin edhe çartera me destinacion të përcaktuar nga klientët e interesuar kryesisht në drejtim të Napolit dhe Brindizit.

Vitet  ’90 e gjejnë aeroportin e Gjirokastrës në gjendje pune kjo falë kujdesit dhë mirëfunksionimit të tij në vitet e meparëshme ku rregullat e forta ushtarake e mbajtën në kushte optimale.Në këto vite  aeroporti i Gjirokastres u përdor prej Ministrise se Mbrojtjtes  si dhe per rastet e emergjencave shëndetësore , shërbime bujqësore   dhe për autoritet e ndryshme që vizituan Gjirokastrën  në ditë të mira dhe  problematike. Avionët e shoqërisë  amerikane MAF  në vitet ’90 përdorën këtë aeroport në funksion të riaktivizimit të linjës ajrore Tiranë – Gjirokastër – Korcë –Tiranë. Aktivitet ky që na kujtoje vitet e shkuara kur ky aeroport ka qenë një nga më të rendesishmit e Shqipërisë. Në  ditët e vështira të vitit ’97 pista e këtij aeroporti u përdor nga helikopterë të shumtë  vendas dhe të huaj. Mund të kujtojmë se këtu u ulën  me helikopter, ish Kryeministri Italian Romano Prodi,  ish Kancelari austriak Vranicki etj.  Pas  vitit ‘ 97 për arsye nga më të ndryshmet ky aeroport u la në abandonim total  edhe pse ai është akoma sot nën varësinë e Ministrisë se Mbrojtjes dhe konkretisht të Forcave Ajrore. Pushteti vendor i Gjirokastrës( Qarku  dhe  Bashkia)  gjithmonë kanë shprehur interesim për rehabilitimin dhe rivënien në funksion të këtij aeroporti. Ne funksion të kësaj  janë organizuar shume takime me drejtuesit e Ministrise se Mbrojtjes dhe Komandës së Forcave Ajrore si dhe me Drejtorinë e Aviacionit Civil në Tiranë si dhe me faktorin e huaj. /tesheshi.com/

Related Posts

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Next Post
Iljas ef. Rrahmani: hoxha që shkruajti libra në rini dhe që iu botuan në pleqëri

Iljas ef. Rrahmani: hoxha që shkruajti libra në rini dhe që iu botuan në pleqëri

Makthet e të verbërve: çfarë shikojnë ata në ëndërr

Makthet e të verbërve: çfarë shikojnë ata në ëndërr

Sahatçije Nafija: si është ta kalosh jetën mes “tik-taqeve”

Sahatçije Nafija: si është ta kalosh jetën mes “tik-taqeve”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Khamenei del nga “strofulla”

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni