Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Arbën Xhaferi: Një profil jo bardhezi i politikanit të “butë”, që s’bëri dot paqe me besimin

by te Sheshi
15/08/2015
in Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Arbën Xhaferi: Një profil jo bardhezi i politikanit të “butë”, që s’bëri dot paqe me besimin

-In memoriam në tre vjetorin e ndarjes nga jeta-

Tre vjet më parë, më 15 gusht 2012, u nda nga jeta, një nga intelektualët dhe mendimtarët më të rëndësishëm shqiptarë të kohës sonë, Arbën Xhaferi.

I goditur prej disa vitesh nga një sëmundje e rëndë, Arbën Xhaferi nuk pushoi për asnjë çast së luftuari me armën më të fortë të tij-mendjen, për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, por edhe për krjimin e një shtrati gjithëkombëtar të mendimit intelektual, në mënyrë që shqiptarët të kishin një bosht të përbashkët ideologjik dhe politik.

Por diçka mund të thuhet hapur, nga e vërteta intelektuale e tetovarit që gjithsesi ishte model për mënyrën pa klithma të diskutimit apo shtrimit të ideve.

utArbën Xhaferi, u bë në një farë mënyrë dhe “lideri shpirtëror” i të ashtuquajturve ithtarë të ateizmit, jo vetëm tek shqiptarët e Maqedonisë, duke veçuar, mënjanuar dhe anatemuar të gjithë shqiptarët që besojnë dhe praktikojnë Islamin në Maqedoni, që në fakt janë shumica.

Edhe pse nuk ka folur asnjëherë kundër besimit, intelektuali nga më të zgjuarit që ka pasur hapësira shqiptarë në 2 dekadat e fundit, Arbën Xhaferi si një njeri me ndikim, ka pasur mundësinë dhe detyrën të bënte integrimin e të gjithë shqiptarëve.

Deklaratat e të ndjerit Xhaferi padyshim që kanë qenë komplekse dhe ia vlejnë të diskutohen me hollësi, por në fakt ai e kishte të gjithë mundësinë të mos i hapte rrugë keqkuptimit të besimtarëve ndër shqiptarëve në Maqedoni, të cilët realisht janë ndër qytetarët më të zellshëm që zbatojnë ligjet dhe kontriboues të paqes dhe imazhit pozitiv.

Arbën Xhaferi, i lindur në Tetovë më 25 janar 1948 dhe i diplomuar për filozofi, kulmin e veprimtarisë intelektuale e dha pas rrëzimit të komunizmit, përkatësisht pas vitit 1990.

Ndërkohë që punonte në Radio Televizionin e Prishtinës si drejtues i redaksisë së kulturës, ku dha një kontribut të çmuar në lëvrimin e figurave të trashëgimisë kulturore shqiptare, Arbën Xhaferi mori vendimin për tu larguar nga kryeqyteti i Kosovës dhe për tu shpërngulur në vendlindje.

Miqtë e tij nuk e kuptuan në fillim këtë vendim, i cili ishte një “thirrje” që i vinte së brendshmi për të ndihmuar shqiptarët e Maqedonisë në kohën kur kontributi i tij duhej më shumë.

Maqedonia sapo kishte shpallur pavarësinë nga Jugosllavia, tashmë e shkatërruar dhe krerët e saj Kiro Gligorov e akademiku Nikola Kljusev, së bashku me Ljubço Georgievskin hodhën bazat e një shteti pa dhe kundër shqiptarëve. Partia e vetme shqiptare ajo për Prosperitet Demokratik nuk mundi të përballonte dot presionin e egër. Arbër Xhaferi del në skenë duke kërkuar një rimodelim të programit politik të shqiptarëve, pikërisht me një forcë politike që kishte si stemë, flamur dhe thelb, madje edhe emër fjalën shqiptar.

Formoi dhe udhehoqi Partinë Demokratike Shqiptare, edhe pse u akuzua për përçarje, ai ia doli që për disa vite të jetë alternativa intelektuale përballë maqedonasve.

Sfidoi ballë për ballë ideologët sllavomaqedonas duke iu “përplasur” trashëgiminë kulturore dhe intelektuale të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Arbën Xhaferi formuloi dhe shpalli fuqishëm idenë e një shteti ku shqiptarët janë pjesë shtetëformuese, duke krijuar terrenin e një lëvizje tektonike që do të shpërthente disa vite më pas.

Në mënyrë të drejpërdrejtë dhe pa hezitim, Arbën Xhaferi ishte nga të parët që përkrahu Lëvizjen Çlirimtare të Kosovës në vitin 1998 që u udhëhoq nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Së bashku me Tiranën zyrtare, Xhaferi u bë një nga protagonistët e koordinimit perfekt të shqiptarëve, duke krijuar edhe një “mrekulli” që ishte një ndihmë e çmuar për kauzën e madhe të çlirimit të Kosovës nga zgjedha serbe.

Dhe pikërisht pas çlirimit të Kosovës me udhëheqjen e SHBA dhe NATO-s, Arbën Xhaferi u vu në qendër të një lëvizje të re në Maqedoni, e cila nuk do të kishte vetëm atë protagonist, madje edhe do të paguante çmimin më pas.

Në Maqedoni, lind Ushtria Çlirimtare Kombëtare, një lëvizje me krah të armatosur dhe politik që kërkonte ndarjen përfundimtare të shtetit përjashtues për shqiptarët.

Së bashku me faktorët e tjerë, Arbën Xhaferi merr pjesë në takimet që bëhen në Prizren së bashku me drejtuesit e UÇK-së dhe komunitetin ndërkombëtar për të hartuar projektin e ri politik.

Projekt që më pas, sigurisht me një negocim të vështirë dhe dramatik do ta merrte emrin “Marrëveshja e Ohrit”, ku shqiptarët janë faktor shtetformues dhe shqipja është gjuhë zyrtare.

Në zgjedhjet e 15 shkurtit të vitit 2002, PDSH do të humbte  dhe ato u fituan nga BDI e Ali Ahmetit, forcës që doli nga radhët e UÇK-së.

Arbën Xhaferi do të niste kështu mënjanimin e ngadaltë nga politika dhe nisjen e një beteje të re, atë intelektuale.

Duke qenë më i lirë nga angazhimi politik, zoti Xhaferi formësoi disa ide e qëndrime që edhe pse në dukje ishin radikale, i hodhi në “treg” për të qenë gati për çdo gjë.

Duke mos u zbatuar në mënyrë të rregullt Marrëveshja e Ohrit, zoti Xhaferi propozoi një mundësi ndarjeje apo federalizimi në Maqedoni, si një variant rezervë për shqiptarët. Dhe idetë e tij ai i debatoi në publik, me argumente përballë ideologëve maqedonas në mediat e Shkupit./tesheshi.com/

Tags: profil arben xhaferi

Related Posts

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Next Post
Zu San Li, pika e qindra sëmundjeve:  ja çfarë mrekullie ndodh nëse e fërkoni

Zu San Li, pika e qindra sëmundjeve: ja çfarë mrekullie ndodh nëse e fërkoni

Ivica Daçiç, letër OKB-së kundër pranimit të Kosovës në UNESCO

Serbia shantazhon Malin e Zi të mos mbështesë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në UNESCO

Dy mënyra të thjeshta për të larguar lëkurën e errët dhe të vdekur nga bërrylat tuaj

Dy mënyra të thjeshta për të larguar lëkurën e errët dhe të vdekur nga bërrylat tuaj

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni