Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Arben Taravari, letër Blendi Fevziut: Mos na quani maqedonas, jemi shqiptarë, një popull, një gjak!

by te Sheshi
27/09/2015
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 5 mins read
A A
Arben Taravari, letër Blendi Fevziut: Mos na quani maqedonas, jemi shqiptarë, një popull, një gjak!

Nga Mensur Krasniqi

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes për Reforma në PDSH, Arben Taravari, i ka shkruar një letër publike moderatorit të emisionit më të ndjekur në Shqipëri, Opinion, Blendi Fevziut. Në letrën e tij, Taravari i kërkon Fevziut të ngrejë më shumë zërin për problemet e shqiptarëve në Maqedoni, pasi sipas Taravarit jemi një popull dhe një gjak, raporton Portali Albeu.

“Tirana, Durrësi, Vlora, Shkodra e Saranda, janë qytetet që i konsiderojmë tonat, pavarsisht që ndonjëherë na quajnë “maqedonas”! Ne e dimë se çdo zgjedhje politike këtej është përgjegjësi e çdo njërit prej nesh, por nuk do të thotë që duhet të dënohemi nga Dheu Atë apo Dheu Nënë”, shkruan ndër të tjera Sekretari i Përgjithshëm i LR-PDSH, Arben Taravari. Në vazhdim ju sjellim edhe letrën e hapur të Arben Taravarit drejtuar Blendi Fevziut.

I nderuar Zoteri Blendi Fevziu,

Këto kohë të egra politike që fakturën e kanë me jetë njerëzish, më kujtohet titulli sa trishtues aq edhe profetik i Ismail Kadaresë, “Ra ky mort e u pamë”…

Ju keni nisur një letër këndej nga anët “tona”, unë po bëj të njëjtën gjë si ju, po ju drejtohem me një letër të hapur. Vetëm se unë e nis drejt atdheut tim!

Së pari ju falenderoj që patët kurajon qytetare të vendosnit para përgjegjësisë një grua që nuk dallon për nga tertipet me Nexhmije Hoxhën, fjalëpakën e krimshumtën, Gordana Jankullovskën.

Së dyti dua që nëpërmjet jush t’iu flas shqiptarëve “andej”, për ne shqiptarët “këndej”.

Ne themi “mirëmëngjes” njësoj si ju, edhe “natën e mirë” e urojmë njësoj. Jemi përndejkur vazhdimisht nga sistemi. Sado që kanë kaluar 14 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, ende nuk lejohemi që të flasim lirshëm gjuhën tonë, por ne e flasim!

Jemi qingji i kurbanit për maqedonasit por gjithsesi e ruajmë tufën tonë megjithëse “Bariu” shpesh na ka çuar me duart e tij në gojë të ujkut!

Himni kombëtar i yni është kënga me vargjet e Asdrenit, i njëjtë me tuajin!

Në eurovizion kënga shqipëtare merr gjithnjë pikët maksimale sepse çdo shqiptar voton si një lloj detyrimi kombëtar!

Tirana, Durrësi, Vlora, Shkodra e Saranda, janë qytetet që i konsiderojmë tonat, pavarsisht që ndonjëherë na quajnë “maqedonas”!

Ne e dimë se çdo zgjedhje politike këtej është përgjegjësi e çdo njërit prej nesh, por nuk do të thotë që duhet të dënohemi nga Dheu Atë apo Dheu Nënë!

Maqedonia, e ndoshta Serbia, e pse jo edhe Rusia, janë lojtarë të fortë për disa shpatulla të brishta të shqiptarëve, dua të them të paktën te neve këndej! Ne nuk mund të bëjmë asnjë diplomaci në favorin tonë, se ne jemi Populli i Nënshtruar! Jo se nuk dimë, po nuk na lejojnë! Flisni ju për ne!

Ndër shekuj kemi treguar se jemi ndarë në momentet më kyçe të historisë, le të tregojmë se dimë të bashkohemi në data, muaj dhe vite si ky!

I nderuari Blendi, ju jemi mirënjohës Juve, kolegëve tuaj, dhe çdo shqiptari të ndershëm që shqetësohet për ne!

Vazhdoni bëjeni! Ndërgjegjësoni botën se në Maqedoni ka shumë shqiptarë që janë trajtu deri tash si pakicë, e ndër pakica ajo më pak e dashura!

Ju nuk jeni as më të zgjuar dhe as më të mangët se ne në logjikë, por ju jeni të lirë, kurse ne Jo, i dashur miku im!

Liria është forca më e madhe e individit, ne nuk e kemi, shumicën se na e kanë marrë, pak se e kemi dhënë, por tashmë që gjaku im-juaj po derdhet rrugëve të Kumanovës, nuk është më çështje! Çështje është që ne nuk kemi Lirinë!

Ju e keni, ndoshta jo sa ju do të donit, por në krahasim me ne, më besoni se e keni!

Maqedonasit mbrohen nga deklarata zyrtare të Serbisë e Rusisë! Deklarata që ngurojnë të kërcënojnë me luftra ballkanike! Kurse ne nuk duam luftë, kurrsesi, jo vetëm se luftën e fillojnë kryesisht mendjet patologjike, po edhe sepse, ne e dimë apriori, viktimat jemi ne! Ju, nisët me një veprim të moçëm siç është shkrimi i një letre, një kushtrim nga Dheu At’!

Ne u mbrojtëm nga një letër e juaja, drejtuar një ministreje që për ironi të fatit të mirë sapo u kuptua që ka dhënë dorëheqje!

Epo të shtohen letrat, thirrrjet, kushtrimet, të tregoni se asnjë shqiptar jashtë atdheut nuk është shqiptar jetim!

I nderuari Blendi, kjo është një letër falemnderuese, po aq sa është apeluese. Kini mendjen nga ne! Tregojini botës që ne, gjaku juaj, shqiptarë me fis e me farë, që jetojmë në këto toka që i quajnë me emra sherrxhinj si Maqedoni, nuk janë as vrasës e as kriminel, por janë njerëz shumë të mirë, që jetojnë nën regjim totalitar, nga më të egrit në Europë që ende vazhdon!

Sot në vitin 2015, po bëhet gjenocid i pastër në mes të ditës, në Ballkanin e çuditshëm, po lemerisen e tmerrohen fëmijë, pleq, gra e burra, vetëm se janë shqiptarë! Shqiptarë si ju atje, por qëlluan në tokën e tyre, në kohën e gabuar!

Kam edhe shumë për të thënë, por letrat duhet të jenë të shkurtra kryesisht!

Po të kërkoj e pretendoj të vazhdosh e të mbrosh tokën e gjakun tënd Blendi, ty dhe mijëra shqiptarëve, detyrë të cilën çdo vëlla i ndershëm duhet ta bëj për vëllanë, tek e fundit çdo individ për individin!

Tregojini botës se na përndjekin, diskriminojnë, burgosin pa të drejtë, na dënojnë me dënime maksimale pa se nuk iu pëlqejnë emrat tanë, na rrahin fëmijët nëpër shkolla.

Koret raciste që ju dëgjuat në stadiumin e Beogradit, ne jemi mësuar t’i lexojmë shpesh në mure lagjesh, mure qytetesh, e mure shteti!

Ngrini zërin për ne!

Tash thonë që po bien mitet e egra të Regjimit Grueskian, nuk e dimë sa është faktura që do paguajmë!

Priten që sllavë të drejtojnë vendin, mos qofshin Zeus të tërbuar që kur luajnë shah përdorin shqiptarët si ushtarë!

Letrat zakonisht shkruhen udhëhequr nga motive të forta, qofshin motive negative, qofshin pozitive!

Unë ndjej që shkruaj drejt vëllait tim, ndoshta kështu do ndjehej Fishta, Noli, Konica, dhe Kadareja!

Falenderoj Zotin që kam se kujt t’i drejtohem!

Faleminderit Blendi!

Faleminderit nga shqiptarët këndej, i njëjti popull, gjak, komb!

/tesheshi.com/

Related Posts

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore
Sociale & Shoqëri

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare
Gjeopolitikë

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?
Sociale & Shoqëri

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
Next Post
I vjen fatura 700 euro për telefonin, ja si e zgjidh e moshuara

I vjen fatura 700 euro për telefonin, ja si e zgjidh e moshuara

Ç`kërkon “Skënderbeu” në Korçë?! – Historia e klubit sportiv të qytetit të serenatave

Ç`kërkon “Skënderbeu” në Korçë?! - Historia e klubit sportiv të qytetit të serenatave

FOTO/Kreativitet interesant në një shkrepje aparati

FOTO/Kreativitet interesant në një shkrepje aparati

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni