Gjykata e Apelit të Kosovës ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej një muaji, ndaj të deputetes Albulena Haxhiu.
Apeli ka refuzuar si të pa bazuar, ankesën e avokatit mbrojtëse, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Deputetja Haxhiu akuzohet nga prokuroria, për tri vepra penale: Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm; Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, si dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
Kolegji penal vlerëson, se ka bazë ligjore për caktimin e paraburgimit dhe se për këtë gjykata e shkallës se parë ka dhënë arsye të qarta dhe konkrete./tesheshi.com/