Gjykata e Apelit ka dhënë sot dënimin me burgim të përjetshëm për biznesmenin Arben Frroku, i cili është vëllai i deputetit Mark Frroku.
Në këtë seancë, gjykata vendosi për prishjen e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e cila disa muaj më parë ka shpallur pafajësinë e z. Frroku.
Ai nuk ka qenë i pranishëm në seancën gjyqësorë të ditës së sotme, ndërsa familjarët e biznesmenit kanë konfirmuar se ndodhet prej dy ditësh jashtë shtetit.
Arben Frroku akuzohet për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. tesheshi.com