Aktori Antonio Banderas, 63 vjeç, i befasoi fansat duke ndryshuar imazhin e tij dhe shumë pajtohen se një pamje më natyrale dhe e relaksuar i shkon më shumë.
Konkretisht, këto ditë, Banderas është filmuar në një event në vendlindjen e tij Malaga, dhe mesa duket tash e tutje marka e tij do të jenë flokët e egër, natyralisht kaçurrela. Se ai zgjodhi tërësisht një pamje natyrale, e vërtetojnë edhe flokët e thinjura dhe mjekra e joshëses spanjolle.
E ndërsa disa janë të shokuar nga ky ndryshim, të tjerë nuk habiten që aktori vendosi të ndërmarrë këtë hap duke marrë parasysh të gjitha ndryshimet që i kanë ndodhur në vitet e fundit.
Konkretisht, aktori në vitin 2017 pësoi një atak kardiak dhe pikërisht për shkak të sëmundjes vendosi të ndryshojë tërësisht jetën e tij.
“E gjithë ngjarja më bëri të vë në dyshim kuptimin e jetës. E pashë vdekjen në sy dhe kuptova se e vetmja gjë e sigurt në jetë është vdekja,” tha ai në një emision televiziv.
Kujtojmë se Banderas ishte i martuar me Melanie Griffith për gati 20 vjet. Ata u divorcuan zyrtarisht në vitin 2015. Banderas u largua prej saj për shkak të varësisë që ajo kishte nga operacionet plastike. /tesheshi.com/