Më shumë se 1.500 supermarkete, qendra tregtare, shkolla, gjykata dhe institucione të tjera kanë marrë kërcënime mbi bomba anonime sot në Moskë dhe rajonin e Moskës, tha një burim nga Shërbimet e Urgjencës.
“Rreth 1.500 institucione sot morën kërcënime anonime mbi bomba. Ky është një rekord nga periudha e mëparshme kur numri maksimal i kërcënimeve ishte rreth njëqind”, tha një burim për agjencinë ruse të lajmeve TASS.
Kontrollet e sigurisë u kryen në një numër ndërtesash, përfshirë Kishën e Krishtit, 15 gjykata rrethi, pesë stacione treni, maternitete dhe institucione të tjera.
Pas kontrolleve, u përcaktua se kërcënimet ishin false.
Kontrollet janë duke u zhvilluar dhe në supermarkete të shumta në të gjithë rajonin e Moskës. /tesheshi.com/