Një tufë flokësh të Abraham Lincoln, së bashku me një telegram të përgjakur në lidhje me vrasjen e tij në 1865, u shit në ankand të shtunën për 81,250 dollarë.
Njoftimi u dha nga shtëpia e ankandit RR, selia e së cilës është në Boston.
Asnjë informacion i klientit nuk u zbulua, shkruan ABC News.
Flokët e ish-presidentit amerikan me gjatësi pesë centimetra u prenë nga një mjek i cili ekzaminoi trupin pas vrasjes së tij, menjëherë pasi aktori John Wilkes Booth e qëlloi atë fatalisht në Teatrin e Ford-it në Uashington.
Shtëpia e ankandit deklaron se flokët u dorëzua nga Dr. Lyman Beecher Todd, një kushëri i Mary Todd Lincoln, e veja e presidentit të 16-të amerikan.
Dr. Todd ishte i pranishëm gjatë ekzaminimit të trupit të Linkolnit.
Flokëve ju është bashkangjitur një telegram zyrtar i Ministrisë së Luftës. Telegrami arriti në Uashington në 14 Prill 1865, në 11:00, dhe shtëpia e ankandit garanton vërtetësinë e flokëve dhe telegramit.
Djali i dr. Todd, James Todd, shkroi në një letër të vitit 1945 se “flokët kanë qenë plotësisht nën kontrollin e familjes”.
Ankandi i RR pretendon se flokët janëë shitur për herë të fundit në 1999.
“Kur bëhet fjalë për një fije të flokëve të Lincoln-it, origjina e tyre është shumë e rëndësishme. Në këtë rast, ne e dimë se erdhën nga një anëtar i familjes i cili ishte pranë shtratit të presidentit”, tha Bobby Livingston, nënkryetar ekzekutiv i RR.
Çmimi i arritur – 81,250 dollarë është pak më shumë se 75,000 dollarë që shtëpia e ankandit priste nga shitja.
Ndërsa sa i përket telegramit, historianët pretendojnë se ai është domethënës për faktin se hedh poshtë teorinë se Sekretari i atëhershëm i Luftës, Edwin Stanton, për të cilin aludohet se kishte planifikuar të vriste Lincoln për shkak të mosmarrëveshjeve të tyre personale dhe politike.
Vula kohore në fletën e dorëzimit tregon se natën e vrasjes së Abraham Linkolnit, linjat telegrafike ushtarake po funksiononin.
Gati 150 vjet pas vdekjes së tij, Lincoln është një figurë legjendare në sytë e shumë amerikanëve. Sondazhet tregojnë se shumica e banorëve të SHBA, së bashku me John Kennedy, e konsiderojnë atë presidentin më të madh amerikan. /tesheshi.com/