Në kuadër të vëllazërimit mes Greqisë dhe Rusisë në një aleancë të vjetër lindore mes tyre…
Fuqia e vjetër perandorake po hyn si pykë në mes të unitetit europian dhe shteti i dobët i zhytur në borxhe, ka ngecur në një përqafim shumë të diskutueshëm. Mund të quhet edhe një puthje e gjatë ortodokse, por lidhjet e sotme mes Greqisë dhe Rusisë janë të çimentuara që në kohët e vjetra.
Më shumë se pjesa më e madhe e vendeve europiane, Greqia e sotme është ndërtuar mbi gjeografinë e saj. Një shtet në ijën më jugore të Europës, Greqia është konsideruar si pjesa “perëndimore” pas hyrjes së saj në NATO në vitin 1952. Por kjo ka qenë deri në vitin 2007 kur Bullgaria hyri në NATO dhe BE, duke zgjeruar shumë kufirin me një tjetër vend perëndimor. Historia bashkohore e këtij vendi është perëndimore.
Greqia ka në fakt më shumë një shije aziatike. Në vitin 1822, fisniku grek Ioannis Kapodistrias dha dorëheqjen si ministër i Jashtëm i Carit të Rusisë dhe u tërhoq në Gjenevë ku nisi përgatitjet për të bërë atë që e përjetësoi.
Kapodistrias, bëri emër në vitin 1815 në Kongresin e Vjenës që solli “stabilitetin” në Europë pas furisë së Napolonit në kontinent, kur iu rikthye pasionit të tij më të fortë: pavarësisë së Greqisë nga Perandoria Otomane.
Ai mësoi shumë si diplomat në shërbim të Rusisë, por në vitin 1828 u bë Kryeministri i parë dhe shumë besojnë se ai është themeluesi i shtetit modern grek.
Greqia ka qenë pjesë e Perandorisë Otomane nga mesi i shekullit të 15 deri në pavarësinë e saj në vitin 1830, pra asnjëherë nuk është përcaktuar si pjesë e proceseve perëndimore si Rilindja Europiane apo Iluminizmi.
Vendet e tjera ballkanike si ato në kufijtë e perandorisë Otomane, Sllovenia e Kroacia, kanë qenë pjesë e Perandorisë Austro-Hungareze, pra me më shumë vazhdimësi me Europën. Adaptimi i tyre drejt normave të BE është bërë më lehtësisht se Greqia, e cila është vend i vjetër anëtar i Bashkimit Europian.
“Pikërisht këtu është evidentuar thyerja”, thotë Dimitris Triantaphyllou, Drejtor i Qendrës për Studime Europiane dhe Ndërkombëtare në Kadir Has Universiti në Stamboll.
“Nga këtu vijnë dyshimet, jemi me Perëndimin apo jemi vetëm”? Pas shpinës së saj Greqia është ndjerë gjithnjë e pambrojtur. Ndoshta dhe më me rëndësi, pikërisht këto perceptime kanë bërë që gjithnjë të jetë jashtë linjës së shumicës së anëtarëve të NATO-s.
“Gjatë Luftës së Ftohtë”, shpjegon Triantaphyllou, “Greqia shqetësohej nga veriu(Bashkimi Sovjetik) në kuadër të përgjegjësisë si anëtar i NATO, por problemin më të madh përherë e ka pasur me Turqinë. Kështu që detyrimet i kishte me fjalë, se si në rastin e krizës së 1974 kur u pushtua Qipro nga Turqia, interesat e Greqisë nuk ishin të mbrojtura, më shumë se zemërimi i saj.
Që do të thotë se kërcënimi sovjetik është konceptuar në distancë. Greqia gjithashtu ka një traditë të fortë komuniste (që nis me kohën e Luftës Civile kur komunistët u mundën), kohë në të cilën portet ruse të Detit të Zi lidheshin natyrshëm me brigjet greke të Egjeut me një kontakt të vazhdueshëm mes dy vendeve. Sipas pikëpamjes së Triantaphyllou, Rusia kurrë nuk ka qenë një kërcënim për Greqinë më shumë se Gjermania dhe SHBA, ndaj marrëdhëniet mes tyre janë mbajtur gjithnjë gjallë.
Politikisht të ndërlidhura që nga fillimi, Greqia dhe Rusia kanë lidhje të vjetra fetare dhe kulturore nga pikëpamja e krishtërimit ortodoks. Edhe Rusia ka një alfabet cirilik që nga shekulli i 9-të, i cili u zhvillua nga misionarët që hapën fenë tek fqinjët e tyre.
Afrimi shkon më thellë. Athina ka qenë për një kohë të gjatë vend për intelektualët që kërkonin marrëdhënie të ngushta me Rusinë, por ata nuk se i dëgjonte shumëkush.
Por disa vjet më pas, ky grupim që përfaqësohet nga filozofi Kristos Jannaras, i cili shkroi që Putin është një nga burrat e shtetit më të mëdhenj të shekullit të 21, gjithnjë e më shumë po tërheqin një audiencë më të lartë.
Kriza financiare dhe shkurtimet drastike nga FMN dhe Trojka e BE, detyruan Greqinë të marrin masa të rrepta në krijimin e një fondi shpëtimi që tronditi rendin normal dhe uli cilësinë e jetës për shumicën e popullsisë. BE(tek i cili sytë e grekëve shohin Gjermaninë) ka ushqyer zemërimin e tyre.
Kryeministri grek, Alexis Tsipras, kreu i partisë së të majtës ekstreme (i cili formoi një koalicion më partinë e fortë të Grekëve të Pavarur në janar), tani shpreson të lidhë marrëdhënie të ngushta tregtare me Moskën, veçanërisht në sferën e energjisë. Greqia importon nga Rusia 57% të gazit që përdor, ndërkohë që Rusia ka interesa në rrjetin hekurudhor grek dhe disa porte. Më 8 prill Tsipras fluturoi në Moskë për të takuar Presidentin rus, Vladimir Putin. Ata arritën pak për të shënuar përveç premtimeve për bashkëpunim të mëtejshëm.
Por udhëtimi pati një rëndësi simbolike më shumë se një arritje e një marrëveshjeje. Për qeverinë e re greke, ky ishte një sinjal për një BE, pre e panikut nga politika e jashtme agresive e Moskës, se pavarësisht falimentimit financiar, askush nuk mund të tallet me Greqinë.
Tsipras deklaroi se përfaqësonte “një vend sovran që ka të drejtën të zgjedhë vetë politikën e tij të jashtme”. Dhe në fakt ai mund ta bëjë këtë. Deri tani Syriza ka dështuar me dashje rinegocimin e borxhit të jashtëm të Greqisë. Kjo gjë mund të bëjë që të mos jepet kësti i përcaktuar për muajin maj. Përveç borxhit, fjalët dhe simbolet në fakt kushtojnë lirë.
Ndërkohë që Tsipras është sipas standardit të partisë së tij, një i moderuar, krahu i majtë i Syrizas i drejtuar nga Ministri i Energjisë, Panagiotis Lafazanis, i cili i ka përshkruar sanksionet e BE ndaj Rusisë “të papranueshme” dhe ka premtuar që Greqia do të ndihmojë për t’i dhënë fund sanksioneve, po bën presion për marrëdhënie më të ngushta me Moskën. Edhe këtë herë spikat çështja e identitetit kombëtar.
Në vitin 1974, pas kalimit nga diktatura, kryeministri grek Konstantinos Karamalis, deklaroi se “Greqia i përket Perëndimit”. Vendi si pasojë u bë anëtar i Komunitetit Europian dhe ky ideal ka udhëhequr politikën greke deri tani. Por kjo ndjenjë ka gjetur gjithmonë një rezistencë që përkufizohet me fjalët e ish-presidentit, Christos Sartzetakis: “grekët janë një komb pa vëllazëri”.
“Ky nocion po bëhet mjaft i dukshëm tani me krizën, në gjuhën e së majtës”, thotë Triantaphyllou. ‘“Ne nuk do të gjunjëzohemi nga imperialistët”, është motoja. Pra marrëdhëniet e ngritura me Perëndimin po bien ndjeshëm dhe udhëheqësia politike po përpiqet të krijojë një mbështetje për të paguar borxhin nga Rusia. Jo për herë të parë, Greqia po përpiqet të krijojë identitetin e saj dhe të largohet nga Eurozona, gjë që sa po vjen e po krijohet si një ide kombëtare.
Dhe këto janë kohë të rrezikshme për ide nacionaliste. Syriza po sjell një ideologji të re neo-helenizmi që i afrohet idesë ruse për një formë ekspansioniste të euroaziatizmit, i cili do ta mbajë vendin më pranë Azisë sesa Europës. Të dy vendet nuk janë të sigurtë për rolin e tyre në arenën ndërkombëtare dhe janë të mbushur me ndjenja se ata nuk i takojnë rendit të vendosur dhe po kërkojnë një alternativë të identitetit të caktuar në shekullin e 21.
Kjo është diçka që Putin e kupton në nivelin strategjik. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, Rusia pa uljen e rolit të saj ndërkombëtar. Putin ka vite që synon ta ndryshojë këtë trend dhe në Konferencën e organizuar nga London School of Economics me temë “Rusia në Ballkan”, ai theksoi se Moska tani synon të mbushë vakumet ndërkombëtare dhe të gjejë hapësirat për të realizuar qëllimet e saj. Në veçanti ajo synon të gjejë levat për të hyrë në barkun e butë të Europës-Ballkanin.
Rusia ka harxhuar shuma të konsiderueshme duke projektuar planet energjike nëpërmjet Greqisë që nga shpërthimi i krizës financiare.
“Televizioni Russia Today [RT] nisi të bëhet shumë popullor si një burim lajmesh në Greqi, që nga viti 2011”, thotë Vassilis Petsinis, një hulumtues që punon për llogari të Herder-Institut në Gjermani. “Shumë nga titujt e përdorur nga RT u përsëritën më pas nga “të indinjuarit” grekë në demonstratat masive në vitin 2011. Ky kanal televiziv arriti të prekë zemrat dhe mendjet e një numri të madh grekësh.
“Rusia përfudimisht po shikohet si një kalë asimetrik troje në rajon”, vazhdon Petsinis.. “Qeveria hungareze e Victor Orban ka pasur gjithashtu një krizë ekonomike dhe gjithashtu ka shprehur një pakënaqësi ndaj FMN dhe BE, një linjë mjaft e përputhur me opinionin popullor.
Pra Kremlini është mjaft i kujdesshëm që të sjellë avantazhe nga përplasja e këtyre vendeve me Brukselin”.
E në fakt stili i qeverisjes së Kremlinit, një lider në qendër dhe një shtet i madh në zemër rezonon thuajse në të gjithë spektrin politik grek. Organizata neofashiste Agimi i Artë që është tani forca e tretë politike në Greqi, e sheh alternativën e Putimit me të pranueshme se politika e Europës, për të cilën theksojnë se është e dalë boje.
Në maj të vitit 2014 drejtuesit e Agimit të Artë; Artemis Mattheopoulos dhe Eleni Zaroulia drejtuan një delegacion që u takua me Alexander Dugin, një këshilltar i Putin dhe intelektual që po drejton një forcë të neo-Euroazianizmit. Synimi i udhëtimit ishte “një koordinim normal i helenizmit me Rusinë Ortodokse”, një objektiv që shpreh hapur “vullnetin e popullit grek për një forcim të marrëdhënieve dypalëshe” ndërmjet Rusisë dhe Greqisë.
Rusia ka shumë për t’i ofruar Greqisë sesa një linjë gazi dhe energjie. Si një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së mund të luajë një rol kryesor(mund të jetë mjaft i dëshirueshëm) për problemin e vazhdueshëm të Qipros dhe disa çështje të tjera të interest kombëtar grek. Duke siguruar një veto vëllazërore nga Rusia në OKB, kjo mund të jetë tërheqëse për çdo vend, përveç cështjeve të veta të Greqisë.
Në planin afatshkurtër objektivat e Rusisë vazhdojnë të fluturojnë mbi hapësirën balltike, duke alarmuar krerët e lartë të NATO-s. Greqia, si një anëtar i NATO-s mund të vendosë veto për t’iu përshtatur interesave ruse. “Quid pro quo” është e dukshme.
Duke ndjekur takimin “prezantues” ndërmjet Tsipras dhe Putin në fillim të këtij muaji, të dy liderët janë shprehur të gatshëm për të firmosur një marrëveshje prej 5 miliardë eurosh për ndërtimin e të ashtuquajturës linjë gazi “Rryma Turke” që do të ndërtohet nga Rusia nëpërmjet Turqisë dhe Greqisë.
Nga kjo Greqia mund të marrë një sasi të madhe parash në dorë, që mund të bëjë të mundur të paguajë borxhet e saj. Rusia, ndërkohë do të vazhdojë të dominojë me energji ndaj Europës.
Ky afrim mund të jetë shkatërrues si për NATO-n ashtu dhe për BE, për projektin Europian. Greqia, pritet të jetë vetëm pikënisja e ofensivës europiane të Rusisë, e cila vjen si paralajmërim për një rrezik të ri që mund të përballet kontinenti dhe atë që shumë grekë i frikësohen, kjo mund të jetë e frikshme edhe për Greqinë.
“Rusia po ndihmon të shtojmë dyshimin se kujt i përkasim”, përfundon Triantaphyllou. “Për herë të parë unë jam i frikësuar, pasi seriozisht ne mund të kalojmë nga ana tjetër”.
*David Patrikarakos është gazetar dhe autor i “Nuclear Iran: The Birth of an Atomic State”
Marrë nga politico.eu
Përgatiti: Ylli Pata