Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Analiza e Blushit: Një urim për ditëlindjen e Partisë Socialiste, që parti nuk është më

by te Sheshi
12/06/2015
in Të fundit
Reading Time: 6 mins read
A A
Analiza e Blushit: Një urim për ditëlindjen e Partisë Socialiste, që parti nuk është më

Deputeti i PS Ben Blushi, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku eshte miratuar me 113 vota pro, 2 kunder dhe 2 abstenime, kerkesa e dyte te Prokurorise se Pergjithshme qe kerkon autorizimin e parlamentit per arrestimin e deputetit Mark Frroku, i akuzuar nga drejtesia belge se eshte i perfshirë ne nje vrasje ne vitin 1999. /r/n/r/nLawmaker, Ben Blushi, during a parliamentary session.

Deputeti socialist, Ben Blushi, një kritik i hapur i Kryeministrit Edi Rama dhe i qëndrimeve të tij politike, ka bërë një urim public në rastin e ditëlindjes së PS-së, por duke thumbuar fort njeriun që tashmë e ka shpallur si kundërshtar politik brenda llojit. Këtë qëndrim të Ben Blushit po e botojmë të plotë…

Shumë miq më kanë nisur urime për përvjetorin e Partise Socialiste që është  sot me 12 qershor. Nuk i kam kthyer askujt pergjigje. Kam gjithë ditën që e mendoj në duhet apo jo të kthej përgjigje dhe meqe kam një  dileme po e ndaj publikisht. Eshtë apo jo Partia Socialiste një parti?

Unë them se Partia Socialiste ka qenë, por nuk është më një parti.

Partia Socialiste e Shqipërisë u riorganizua para 24 vitesh. Ajo trashëgoi strukturën dhe demografinë elektorale nga Partia e Punes, rishikoi programin, eliten e përfaqesimit si dhe qëndrimin stalinist për pluralizmin, për pronën, për tregun, për taksat dhe mbi të gjitha për Perendimin. Në një kuptim u zbut. Ose u zbut në të  gjitha kuptimet. U qetësua dhe vendosi të  mos shtetezojë me pronën e askujt, të njohë tregun e lirë dhe të antarësohet në strukturat evropiane duke ruajtur një  politike të kujdesshme me fqinjët. Rrugë tjetër nuk kishte. Shqiptarët e detyruan të zbutej duke i bërë një lëshim të madh që ndoshta ishte shumë dashamirës në krahasim me dëmin që ajo u kishe shkaktuar: e pranuan sërish në tregun e partive politike shqiptare. E lanë të zgjidhej. E bënë të votueshme.

Kur Shqiperia kishte më shumë se kurrë nevojë për demokraci ajo i’u përshtat sistemit më mire se kushdo tjetër dhe megjithëse nuk ishte partia më properendimore në Shqipëri, ishte partia më demokratike e vendit. Për disa rrethana fatlume që lidhen me rrënimin moral dhe institucional të  vitit 1997, për shkak të deformimit të tregut primitiv shqiptar në treg piramidal, si dhe qëndrimit joperendimor të Partisë Demokratike ndaj zgjedhjeve, ajo erdhi në pushtet. Një arsye tjetër që e favorizoi ishte konvencionalizmi politik që ka dominuar dhe dominon Shqipërinë prej gati 100 vitesh. Pra vota konvencionale kundër votës cilësore, që në Shqiperi do të  thotë se, jugu voton më shumë për socialistët dhe veriu voton më shumë për demokratet, pavaresisht se si sillen ata. Gjithë këto rrethana e sollën në pushtet në vitin 1997.

Pushteti i dha mundesi të ndryshonte në disa raste elitat e veta, t’i rinovonte përmes administratës herë me diplomaci, shumë herë me përplasje dhe shpeshherë me antagonizë, gje që çoi ne ne çarjen e saj në vitin 2004,  një nga arsyet për të cilën humbi pushtetin. Megjithëse për shkak të kundërshtive joprogramore, luftës së brendshme anarkike dhe ngathtësisë genetike, reformat që bëri ishin anemike, ajo mbeti një  parti. Kur them këtë, kam parasysh kuptimin klasik që ka bota për partite: pra një grup njerëzish që bashkohen rreth një programi dhe respektojnë rregullat që kanë përcaktuar vetë me vullnet të  lirë. Partia Socialiste ishte një parti dhe duke respektuar statutin e vet, u perça si një parti që bën dy parti.

Kur e mendoj sot, besoj se ndarja e saj, megjithese nuk ishte e shëndetshme ishte e pashmangshme. Demokracia fitoi ndonëse Partia Socialiste humbi. Llogaritë për Shqiperinë nuk i bëj dot ende, sepse është  shume shpejt, por si bestyt i demokracise që jam, besoj se kur fiton demokracia ka fituar edhe vendi. Ne çdo rast. Edhe sot.

Ne vitin 2013 Partia Socialiste u rikthye në pushtet. Sot më shumë se një parti ajo është një adresë elektorale. Fiton zgjedhjet, siç i ka fituar dhe do ti fitojë serish, por jo si një parti. Si një adresë në fletën e votimit. Mes gjithë partive të  tjera të cilat edhe ato nuk bëjnë dallim prej saj,  ajo merr më shumë vota. Por fakti që merr më shumë vota se të  tjerët nuk e bën një parti. Ndoshta ky është një zhvillim i ri i demokracisë sonë krijuese, të  cilin nuk jam i gatshëm ta kuptoj dhe ta pranoj siç duhet. Pragmatistët që mendojnë ndryshe janë shtuar dhe kanë marrë në dorë fuqinë për të mos u numëruar. Ata nuk dihet sa janë megjithëse vendosin. Pra, vendosin se në parti nuk duhen numëruar ata që mendojne se demokracia vlen, sepse sipas tyre ata që mendojnë se pushteti vlen më shumë se demokracia, janë gjithnjë më shumë. Dhe duhet të  mbeten më shumë pa u numëruar.

Unë nuk mendoj kështu. Unë them se demokracia dhe jo pushteti i bën grupet parti, ndërsa ata thonë se pushteti i rrit partitë, nga grupe në turma, ndërsa demokracia që i ben turmat parti, i zvogelon ato. Pragmatistët thonë se rëndesi kanë zgjedhjet dhe jo demokracia. Unë mendoj se mund ti kemi të  dyja: edhe zgjedhjet edhe demokracinë. Mendoj se mund të jetoj më mirë ne një vend që zbaton ligjin dhe në një parti që zbaton rregullat. Kështu fitorja shijon më shumë dhe nuk kthehet ne një tirani pragmatiste.

Nëse Evropa do kishte sot parti që nuk zbatojne asnjë rregull dhe nuk bejnë zgjedhje ndoshta do mendoja më mirë për pragmatistët. Ata mund të ishin evropianë të dites dhe unë një evropian i rritur me kujtime. Por nuk është kështu. Kjo nuk po ndodh askund. Në këtë kuptim Partia Socialiste e Shqipërise është sot partia më unike në Evropë. Ajo është  e vetmja parti që nuk pranon zgjedhjet e brendëshme. Ky është një zhvillim shqipëtar dhe ndoshta një pasurim i traditës evropiane të ndërtimit të partive. Eshtë njëlloj si të mbjellësh një pemë në garazhin e makinës. E ujit me naftë dhe e ajros me kondicionerin e makinës duke i’u gezuar faktit që kjo është e vetmja pemë e botës që jeton në garazh paçka se nuk bën lule. Sepse lulet duan ujë dhe ujin duhet ta marrësh jashtë garazhit.

Thënë këto duhet të përsëris me hidhërim se Partia Socialiste nuk zbaton më asnjë rregull. Atje askush nuk votohet, askush nuk zgjidhet, askush nuk mblidhet, askush nuk zgjedh dhe askush nuk mbledh. Partia socialiste ka vetëm pushtet. Ajo ka drejtori por nuk ka votim, ka bashki por nuk ka zgjedhje, ka ministri por nuk mbledhje, ka qeveri por nuk ka demokraci.

A u pergjigjet të varfërve? Them se jo. Ata e votojnë për konvencion por në këmbim nuk marrin asnjë koncesion. Partia Socialiste për të  varfërit është një argëtim estetik. E shohin në televizor, si një serial, por nuk kanë të drejtë të ndryshojnë as skenarin dhe as personazhet e saj. Eshtë një  serial që prodhon kënaqësi. Cdo pasdite. Eshtë partia e shtëpiakëve që merren me politikë. Asgjë më shumë. Ajo nuk u jep atyre as punë, as shpresë dhe as demokraci.

Nëse je i varfër nuk e përfaqëson dot më Partinë Socialiste. Nuk je dot deputet i saj, as kryetar bashkie, as kryetar i partisë në qytet, as kryetar në fshat dhe poaq të  vështirë e ke të punosh në administraten e saj. Partia Socialiste ka me të varfërit raportin që ka një  serial televiziv. Ajo prodhohet për ta, me kushtin që ata të  mos e ndryshojne atë. Të varfërit janë blerësit, por jo prodhuesit. Ata janë shikuesit, por jo rregjisorët e saj. Ata janë luga, por jo ushqimi. Janë mjeti por jo qëllimi. Jane vota, por jo pushteti. Ata nuk janë shteti, por mileti.

Sa për të pasurit, ata mund të  hyjne, të  dalin dhe të sponsorizojnë lirisht pushimin mes serive. Ata janë sponsor dhe personazhe kryesore të  serialit. Nëse je i pasur mund të  blesh kohën televizve të seriali i Partise Socialiste dhe të behesh deputet, kryetar bashkie, drejtor, inspektor, tatimor, ushqimor, pagator, rrogator, kurator dhe natyrisht donator. Të  pasurit janë seriali. Pushteti është ideali. Të varfërit janë materiali.

Ky serial material pa ideal, do të  vazhdojë edhe për shumë kohë. Ndoshta edhe për shume vjet. Për sa kohë që Partia Socialiste nuk do respektojë asnjë program dhe asnjë statut ajo nuk do jetë më parti por vetem një adrese elektorale. Një mundesi për të  votuar. Dhe një   shpresë për të duruar atë që duhet uruar.

Dhe nëse unë kam një urim për të  gjithë, urimi është ky: shpresoj që Partia Socialiste të  bëhet Parti.

Shqipëria do ta detyrojë megjithëse ajo nuk do. Dhe nuk mundet dot. Sot për sot.

Tags: Ben Blushi

Related Posts

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare
Gjeopolitikë

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?
Sociale & Shoqëri

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?
Politikë

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025
Next Post
Historike, Kosova prezantohet në Lojrat Europiane

Historike, Kosova prezantohet në Lojrat Europiane

Shkup, shqiptarët në protestë masive: Ja 3 kërkesat drejtuar qeverisë

Shkup, shqiptarët në protestë masive: Ja 3 kërkesat drejtuar qeverisë

Kryeministri i Moldavisë jep dorëheqjen pas skandalit me diplomën e shkollës së mesme

Kryeministri i Moldavisë jep dorëheqjen pas skandalit me diplomën e shkollës së mesme

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni