Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Analiza e Aleksandër Çipës për paktin Rama-Basha dhe një konstatim: Dritan Demiraj, si Belul Çelo…

by te Sheshi
22/05/2017
in Intervista, Kryesore, Politikë, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Analiza e Aleksandër Çipës për paktin Rama-Basha dhe një konstatim: Dritan Demiraj, si Belul Çelo…

Nga Alba Skëndaj
Aleksandër Çipa i shikon të ashtuquajturit “ministra teknikë” të PD-së jo vetëm si influencë e ish-kryeministrit Sali Berisha, por duke analizuar lëvizjet e fundit në politikë, thekson se 25 qershori do t’i japë fund të ashtuquajturës “trini politike” në vend; e cila duket se po instalohej si një “ikonostas” në sfondin e strukturës institucionale në vend, falë edhe një përjashtimi që po kthehej në rregull pra, një forcë që diktonte pushtetin në çdo mazhorancë që është LSI-ja.
Por për Çipën, pas marrëveshjes Rama-Basha do të ketë një furtunë në kastën politike, e cila do të marrë trajtën e një Kimere si në mitologjinë greke…
Z. Çipa, marrëveshja Rama- Basha është një pakt politik apo një marrëveshje që sjell realisht siç thuhet, destinacionin në BE?
Është një pakt politik, por mes dy antagonistëve të përhershëm.
Kundërshtarët e përhershëm janë të dënuar të kenë vetëm marrëveshje të përkohshme, sepse antagonizmi është më i fortë se natyra e çdo lloj marrëveshjeje, aq më tepër në politikë, e cila ka natyrën e plastelinës. Figura më e përkryer e plastelinës është e përkohshme.
Ndërkohë po diskutohen ministrat e dekretuar teknikë, që një pjesë prej tyre foton e vetme në publik e kanë në podiumin e selisë blu. Pra, siç thoshte Ylli Manjani, kemi të bëjmë me një qeveri politeknike. A rrezikojnë këta ministra që ta kthejnë kabinetin në një plastelinë siç thoni ju?
Po e nis përgjigjen nga fundi: Po, kjo është një qeveri plastelinë, e tre partive. Nuk është as teknike e as koalicioni!
Është një sajesë për tranzicionin eletoral. Të dy partitë antagoniste, PS-PD, sot nuk kanë nevojë për të tretën e cila, po gjendet politikisht në këto zgjedhje deri në shtator, ndoshta në rolin e opozitares në pushtet.
Formula e funksionimit të kësaj trinie politike në qeverisje nuk garanton ekzistencë të mëtejshme, por as funksionalitet. Vlefshmëria e saj mbetet vetëm në atë që u tha prej kryeministrit Rama:
Kjo është qeveria që ka hequr mundësitë për ankesa dhe denoncime të manipulimeve, apo mosnjohjes së procesit zgjedhor, pas 25 qershorit. Mirëpo kjo është një qeveri që ka shumështuar praktikisht, ndikimin e politikanit të vjetër Sali Berisha në ekzekutivin e tranzicionit elektoral.
Ju thoni siç në fakt edhe po diskutohet, se një pjesë ose të 6 ministrat “teknikë” janë “instrument” të ofiçinës Berisha. Duke pasur parasysh precedentin e 1997-s në qeverinë “Fino”, sa mund të pengojnë apo trondisin situatën në vend, një veprim le ta themi përplasës brenda qeverisë?
Së pari e refuzoj vlefshmërinë e termit “ministra teknikë”. Këta janë ministra për paritet zgjedhor, ky është qëllim i pranuar nga dy aktmarrëveshësit Rama-Basha.
Ata nuk janë si të ngjashmit e tyre në qeverinë e Pajtimit Kombëtar “Fino”, sepse Rama nuk ka ngjashmëri me Bashkim Finon, ndonëse tek Demiraj mund të gjenden ngjashmëri me Belul Çelon.
Së dyti, janë dy Shqipëri të pakrahasueshme. Shqipëria e sotme është Shqipëri normale, rrethanat e tre muajve të fundit kanë qenë jashtë këtij normaliteti.
Jemi para një të panjohure politike paszgjedhore. Nëse do të ketë një mazhorancë të qartë në Kuvend, gjërat dihen, por nëse nuk do të kemi një parti që merr 71 deputetë, sipas jush ç’prashikohet në horoskopin politik?
Ajo që po ndodh në marrëdhëniet mes pozitës dhe opozitës është e vlefshme për Shqipërinë institucionale.
Ndonëse politikisht kompromenton edhe Edi Ramën si kryetar i PS-së, por edhe Lulzim Bashën si kryetar i PD-së.
Sepse i pari, duket se e humbi besueshmërinë për një Rilindje brenda mandatit 4 vjeçar dhe i dyti e konvertoi projektin e “Republikës së Re”, në një reminishencë me “Rilindjen”.
Mirëpo i pari, domethënë Rama. ka arritur një provë themelore; mishërimin e luajalitetit, dhe ky është kapërcimi pindarik i tij. Ky i dyti, do ta përdorë këtë si faktin e mosripërsëritjes së historisë së konfliktualitetit politik. Ai mishëron tashmë politikanin në mandatin qeverisës të të cilit, gjakimi është i largët sa një planet me planetin tjetër.
Këtë duhet t’ja njohim si meritë. Dhe nga ana tjetër mendoj se nëse njëri nga dy liderët politikë nuk arrin objektivin për 71 mandate, atëherë vendi do të mbetet në statusquo-në e lojërave që do të bëjë ndoshta king-makeri i vjetër.
Doktori?
Jo, është Meta plus.
Keni thënë në një analizë, një vit më pare, se vetingu, pra reforma në drejtësi, do të rikonfigurojë klasën politike në vend. Jemi gati pas një viti….
Pohimi im besoj se tashmë po provohet. E konsideroj një proces të filluar dhe që do të përfundojë matanë shtatorit të këtij viti!
Pra, ju thoni që pas vettingut do të ketë përmbysje të kastës?
Nuk e pretendoj kaq shpejt. Kastat kanë cilësinë më të spikatur të kameleonit, nuk e kam fjalën për ngjyrat, por për kapërcimin nga brendia në brendi, aq më tepër kastat e korruptopolitikës shqiptare. Reformën në vend e kanë pranuar kësaj here dhe kanë diferenca aktorët e realizimit të saj në ndërgjegjet dhe qëllimet e saj.
Por unë i besoj më së shumti një prezence të tretë, institucionalizimit të aleancës strategjike së pari të SHBA, e më së shumti të saj, dhe më pak, asaj të BE-së. Kësaj të dytës, ja mbaj në fuqi skepticizmin për shkak të hetereogjenitetit që ka si bashkësi.
Ju thoni se do të kemi një Republikë të re, që në fakt në një farë mënyre e parashikon edhe pakti Rama- Basha me reformën kushtetuese e zgjedhore…?!
Jo nuk besoj se do të kemi një Republikë te Re. E kam konsistent mosbesimin në këtë pikë. Po të huazoj diçka nga mitologjia, do të kemi një “Kimerë” të re politike, gjymtyrë të së cilës, tashmë janë bërë me Kushtetutë edhe aktorë të institucionalizimit ndërkombëtarë.
Pas kësaj që ndodhi, unë jam i sigurt që Shqipëria ka tashmë, më shumë arsye për t’ju imponuar Europës në procesin pranues si pjesëtare e saj. /tesheshi.com/

Related Posts

Khamenei del nga “strofulla”
Lindja e Mesme

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re
Amerika

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Next Post
Ziadin Sela flet për herë të parë pas 27 prillit: Të kapen autorët e “Monstrës”

Ziadin Sela flet për herë të parë pas 27 prillit: Të kapen autorët e “Monstrës”

Zgjedhjet në Kosovë, 10 ditë fushatë me koston 5 milionë euro

Komisioni i Pavarur për Media në Kosovë ndalon debatet elektorale, lejon ato analitike

5 përdorimet e mbetjeve të kafesë në rutinën tuaj të bukurisë

5 përdorimet e mbetjeve të kafesë në rutinën tuaj të bukurisë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Khamenei del nga “strofulla”

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni