Në Bullgari ka një central atomik me dy blloqe energjetike, që janë prodhim rus. Ai siguron më se 40 për qind prej energjisë elektrike të vendit. Krahas kësaj në vend ka dhe dy centrale amerikane tepër të fuqishme termoelektrike.
Që nga një çerek shekulli zhvillohen diskutime të ashpra në nivel politik, ekonomik dhe të ekspertëve rreth domosdoshmërisë për ndërtimin e një centrali të ri bërthamor. Disa prej ideve kanë të bëjnë me zgjerimin e centralit ekzistues. Para dy vitesh, pas një referendumi, jo aq të dukshëm, u hodh poshtë projekti për ndërtimin e centralit të ri atomik rus. Debatet dhe tema mbetën aktuale megjithë dhe jo aq të dukshme për publikun e gjerë. Verën e kaluar për habi të të gjithëve dhe pa debate shoqërore, ministri i atëhershëm i energjetikës u kthye nga SHBA-ja me një memorandum arritur me viganin energjetik amerikan Westinghouse. Në dokument parashikohej zgjerim të centralit të vjetër atomik rus “Kozlloduj” në bregun e lumit Danub me një reaktor të ri amerikan. U shpall, se marrëveshja është e përkohshme dhe u shpall haptazi, se qeveria e atëhershme e së majtës të kryeministrit Pllamen Oresharski nuk do të shpreh ndonjë qëndrim definitiv. U lajmërua, se pushtetarët e ardhshëm do të vendosin për kontratën me amerikanët, të cilët në fakt janë japonezë. Mirëpo, qeveria e së djathtës të koalicionit të kryeministrit Bojko Borisov, që erdhi në pushtet vjeshtën e kaluar, nuk tregoi entuziazëm të përfshihet në konfliktin gjeopolitik midis Perëndimit dhe Rusisë, duke miratuar ndonjë vendim konkret. Në fakt ky vendim duhet të ishte pro rus, ose pro amerikan. Afati për vendimin delikat dhe të vështirë skadoi më 31 mars dhe të gjithë ishin në pritje si kompania Westinghouse do t’i reagojë ultimatumit të qeverisë bullgare, e cila para disa ditësh deklaroi, se do të punojë me amerikanët në se ata do të pranojnë të bëhen investitorë strategjikë dhe në se do të blejnë 49 për qind prej impiantit të ri atomik. Me fjalë të tjera, Sofja tha, se dëshiron, që partnerët përtej oqeanit të japin edhe 49 për qind prej parave për ndërtim. Sipas disa informacioneve në Amerikë i reaguan negativisht kësaj kërkese bullgare. Megjithatë u shpall, se bisedimet do të zgjaten me akoma tre muaj.
Mund të themi, se në qëndrimin e autoriteteve bullgare ka logjikë. Vetëm para një muaji në Sofje amerikanët nuk kursyen fjalët e mira që të lavdërojnë cilësitë teknologjike dhe leverditë ekonomike të reaktorit atomik, që ata propozojnë, reaktor ky i cili është krejt i ri dhe nuk ka funksionuar në asnjë vend tjetër në botë. Kështu që Sofja ndoshta mendon, se në se gjithçka është aq e leverdishme, atëherë amerikanët do të jenë të parët, të cilët nuk do të lëshojnë mundësinë që të përfitojnë nga prodhimi i tyre bërthamor. Përveç kësaj Bullgaria nuk disponon mjete që të ndërtojë vet dhe me mjete të veta kapacitete të reja bërthamore. Për më tepër, se edhe domosdoshmëria prej tyre nuk është akoma e vërtetuar. Para disa ditësh në këtë kuptim u shprehën ekologët e organizatës “Greenpeace”, të cilët janë të bindur, se vendi ynë nuk nevojitet kapacitete të reja për prodhimin e rrymës elektrike.
Në situatën e tanishme kontrataka dhe një nuancë të rëndësishme politike. Sofja u dëshpërua shumë nga dështimi i projektit të gazsjellësit rus përmes territorit të vendit. Do të përmendim, se ky projekt nuk do të realizohet për shkak të presionit të Brukselit dhe të Uashingtonit. Tani në situatën e konfrontimit gjeopolitik ajo përpiqet të tregtojë me leverdi më të mëdha pushtimin e tregut të saj energjetik nga amerikanët. Dhe kjo për arsye, se vet ata thonë se gjithçka ka çmimin e vet.