Pa një “rivendosje” serioze të negociatave dhe kthim në kornizën origjinale të dialogut politik, i cili nuk përfshin shkëmbimin e territoreve, nuk do të ketë rifillimin e bisedimeve midis Serbisë dhe Kosovës, dhe asnjë heqje apo pezullim të taksës për importet e mallrave nga Serbia (dhe Bosnja) – tha analisti politik nga Këshilli i Berlinit për Politikën e Demokratizimit, Bodo Weber.
Ai i tha se ende ka forca në Perëndim të angazhuara për shkëmbimin e territoreve dhe se derisa autoritetet e Kosovës të jenë të sigurta se nuk do ta diskutojnë çështjen në fjalë, askush nuk mund të bindë qeverinë e Kosovës, as në të tashmen dhe as të ardhmen, të shfuqizojë taksën.
“Kjo është arsyeja pse unë kam thënë që pa ndonjë rivendosje serioze të negociatave, në të cilat duhet të kthim në kornizën e tij origjinale, dhe të cilat nuk përfshijnë shkëmbimin e territoreve, nuk do të ketë dialog politik, dhe pa këtë nuk do të ketë heqje të taksës, e ndoshta as pezullim”, tha Weber.
Më tej, ai kritikoi negociatat e deritanishme, duke fajësuar Mogherinin, një tezë e njohur e Haradinajt kjo.
“Unë mendoj se është parë që këto negociata janë zhvilluar në një drejtim krejtësisht të gabuar, me përgjegjësinë e kryenegociatores së BE-së Federica Mogherini. Kjo është arsyeja pse unë besoj se nuk mund të ketë një fillim të ri të negociatave pa ndonjë lloj rivendosje të bisedimeve aktuale, të cilat do të duhet të fillojnë me një marrëveshje për disa korniza” shprehet Weber.
Duke folur për formimin e qeverisë së re të Kosovës, ai tha se nuk do të ndodhte deri në fund të këtij viti dhe shprehu shpresë se do të ndodhte në fillim të vitit të ardhshëm, kur do të formohej Komisioni i ri Evropian.
“Unë besoj se pas kësaj do të fillojnë bisedimet përgatitore për vazhdimin e dialogut, i cili varet edhe se kur do të thirren zgjedhjet në Serbi, qoftë në mars apo maj. Nëse kjo është në mars, atëherë bisedimet me siguri nuk do të rinisin deri në fund të pranverës. Gjithashtu lind pyetja se si do të adresohen lëvizjet politike që çuan në pezullimin e negociatave, futjen e taksës dhe lobimin e qeverisë serbe për mos johjen e Kosovës nga disa vende të treta”, tha Weber. /tesheshi.com/