Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Analfabetizmi në Kosovë: nxënës  në klasën e 8-të dhe në të mesme nuk dinë shkrim e lexim!

by te Sheshi
24/09/2017
in Kryesore, Sociale & Shoqëri, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Analfabetizmi në Kosovë: nxënës  në klasën e 8-të dhe në të mesme nuk dinë shkrim e lexim!

Nga Bashkim Kastrati

Kosova vazhdon të ketë shkallën më të lartë të analfabetizmit në Kosovë. Ka shumë arsye për këtë dhe sigurisht një nga faktorët është edhe okupimi dhe pengimi i zhvillimit të përgjithshëm.

Por shqetësues është fakti se edhe shkollat e Kosovës nxjerrin nxënës analfabetë. Ata bile arrijnë që të kalojnë shkollën fillore dhe të mesme.

Rasti i fundit u raportua nga rtv21 në shkollën fillore “Skënderbeu” në Jezerc të Ferizajt ku disa nxënës nuk dinë alfabetin e gjuhës shqipe, si dhe shkrim e lexim.

Mësuesit e kësaj shkolle që ka 80 nxënës, fajësojnë prindërit për këtë dukuri. Njëri nga mësuesit kërkonte nga “nxënësit e mirë që të ndihmojnë ato analfabetë në mënyrë që të jenë të barabartë.

Nxënësit në fjalë ishin në klasën e tetë dhe pyetja e parë që të shkon në mëndje është se si ata u lanë të kalojnë deri në këtë klasë, ndërsa nuk kanë mësuar shkrim e lexim, që do të duhej ta mësonin që në klasën e parë dhe të dytë. Pra ata kanë kaluar në duar të dhjetëra mësuesve dhe të gjithë kanë mbyllur sytë para analfabetizmit të tyre.

Ky është një shembull konkret, por shumë raste të tilla dëgjohen në përditshmëri, kur nxënësit kalojnë edhe shkollën e mesme pa ditur shkrim e lexim. Ndërkaq, nuk janë të rralla edhe rastet kur disa politikanë, apo zyrtarë të qeverisë me pozita të larta kanë probleme themelore në drejtshkrim apo lexim. Gjatë publikimeve që ata nganjëherë bëjnë vetë në rrjete sociale, vërehet se pothuajse të gjitha fjalët i kanë shkruar gabim. Të tillë kanë edhe tituj akademikë!

Ja pse shkollat nxjerrin analfabet dhe analfabet funksional

Rinor Qehaja nga instituti EdGuard ka thënë për tesheshi.com se prania e analfabetizmit në shkollat e Kosovës është shqetësuese dhe se pasojat nga kjo dukuri janë të mëdha për ata fëmijë, por edhe për shoqërinë në përgjithësi.

“Është për të ardhur keq se si analfabetizmi vazhdon të jetë prezent gjithandej në shkollat tona, është më shqetësuese mbetet prezenca e analfabetizmit funksional, i përhapur gjithandej në shoqëri, për rrjedhojë të njëjtin, në statutin e prindërit apo mësuesit, supozohet të mësojnë fëmijët shkrim e lexim”, thotë Qehaja.

Ai mendon se është sistemi i arsimit në Kosovë dhe mungesa e llogaridhënies, që vazhdon të lejojë situata të tilla, me të vetmit të dëmtuar fëmijët.

“Shqetësimi nuk është vetëm në të kaluarit e klasave, nivel të tillë të analfabetizmit kemi prezent edhe në shkollimin universitar. Kjo na dëshmon për mangësitë e sistemit të vlerësimit të nxënësve, por edhe vëzhgimit dhe vlerësimit të punës së mësimdhënësve po ashtu”, theksoi Qehaja.

Ndërsa Dukagjin Pupovci drejtor në Qendrën për Arsim të Kosovës ka thënë për tesheshi.com se të mos e dish përmendësh alfabetin e gjuhës shqipe, pra radhitjen e shkronjave të tij, nuk është ndonjë problem i madh, por mungesa e aftësisë për të lexuar është pengesë serioze për rrugëtimin jetësor të secilit individ.

Ai thotë se Testi PISA na tregoi se nxënësit tonë qëndrojnë shumë dobët me lexim, ndërsa 77% e tyre nuk e kanë arritur nivelin 2, që konsiderohet minimumi i nevojshëm për të gjetur një informatë në jetën e përditshme, për ta interpretuar atë dhe për ta vlerësuar në mënyrë të drejtë.

“Lexuesi i dobët ka vështirësi në të gjitha fushat e jetës. Së pari, ka probleme në të mësuar, sepse nuk i shfrytëzon në mënyrë të duhur informatat që i ka në dispozicion. Pastaj, ka probleme me shfrytëzimin e informatave të shkruara për zgjidhjen e problemeve nga jeta e përditshme, për shembull e keqinterpreton një udhëzim të kuptueshëm për kryerjen e një pune të zakonshme. Me gjithë frustracionin që shkaktojnë këto të dhëna, është e padrejtë që i gjithë faji për mungesë të aftësive të leximit t’i hidhet shkollës”, thotë Pupovci.

Ai shton se suksesi i fëmijës është kombinim i shumë faktorëve, ku bëjnë pjesë: politikat arsimore, cilësia e mësimdhënies, e plan-programeve dhe e teksteve mësimore, por edhe kujdesi i familjes, gjendja socio-ekonomike e fëmijës, madje edhe rrethi ku jeton dhe zhvillohet fëmija.

“Prandaj, ka rol për të gjithë në përmirësimin e gjendjes. Për t’u aftësuar në lexim, fëmijët duhet të lexojnë nga klasat e para të shkollës fillore. Leximi duhet të jetë kuptimplotë dhe nuk mjafton të dinë vetëm t’i lidhin shkronjat në rrokje, rrokjet në fjalë dhe fjalët në fjali. Në fakt, ata duhet ta kuptojnë atë që lexojnë. Kjo ka të bëjë me metodat e mësimdhënies që shfrytëzohen në punë me fëmijë”, theksoi Pupovci.

Ai mendon se nga ana tjetër, edhe familja duhet ta nxisë fëmijën të lexojë, duke ia kufizuar aktivitetet e tjera siç janë loja, interneti, e të ngjashme. Nëse fëmija ka vështirësi në lexim, prindi është ai që duhet të lexojë me fëmijën. Kuptohet, në jetë shpesh nuk ndodhë kështu, pasi njerëzit janë të preokupuar me probleme jetësore.

“Edhe përsëritja e klasës është opsion, por kjo bëhet atëherë kur një gjë e tillë është në interesin e fëmijës, pra kur pritet që fëmija t’i fitojë aftësitë që i mungojnë gjatë vitit të përsëritur, e jo si masë ndëshkuese”, u shpreh Pupovci.

Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në bazë të regjistrimit të popullsisë, janë 55 mijë qytetarë analfabetë të plotë, që nuk dinë të lexojnë dhe të shkruajnë, ndërsa 82 mijë që dinë të lexojnë e nuk dinë të shkruajnë.

Mosha e personave analfabetë të plotë dhe analfabetë funksionalë nuk është publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, por në këto të dhëna hyn popullata e moshës mbi 10 vjeç. /tesheshi.com/

Related Posts

Pagat në Evropë: ku mund të jetosh me 4,500 euro dhe ku mund të mbijetosh me 400?
Ekonomi

Pagat në Evropë: ku mund të jetosh me 4,500 euro dhe ku mund të mbijetosh me 400?

20/05/2025
SHBA, tezë e re për Gazën
Gjeopolitikë

SHBA, tezë e re për Gazën

20/05/2025
Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza
Lindja e Mesme

Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

20/05/2025
Next Post
Kundërshtarët e vetting-ut, shansi i fundit në Kushtetuese: ja kur jepet vendimi

Kundërshtarët e vetting-ut, shansi i fundit në Kushtetuese: ja kur jepet vendimi

Crotone mund Beneventon, Ajeti shijon fitoren e parë në Seria A

Crotone mund Beneventon, Ajeti shijon fitoren e parë në Seria A

Zgjedhjet në Gjermani, Merkel drejt mandatit të 4-të, por i duhet koalicion…

Zgjedhjet në Gjermani, Merkel drejt mandatit të 4-të, por i duhet koalicion…

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pagat në Evropë: ku mund të jetosh me 4,500 euro dhe ku mund të mbijetosh me 400?

Pagat në Evropë: ku mund të jetosh me 4,500 euro dhe ku mund të mbijetosh me 400?

20/05/2025
SHBA, tezë e re për Gazën

SHBA, tezë e re për Gazën

20/05/2025
Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

20/05/2025
Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

20/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni