Ambasada amerikane në Tiranë apelon shqiptarët që të mos bien pre e mashtrimeve në lidhje me vizë për në SHBA.
“Mos harroni, Departamenti i Shtetit nuk do t’ju kërkojë kurrë të transferoni para tek një individ apo organizatë tjetër për të marrë vizën tuaj.
Informoni veten në mënyrë që të mos bëheni viktimë e një mashtrimi”, është shkruar prej ambasadës.
Sipas përfaqësisë diplomatike amerikane në Shqipëri, ndodh shpesh që kontaktohen nga individë të cilët kanë rënë viktima nga mashtrimet e vizave, duke shtuar se zakonisht ato bëhen përmes faqeve të rreme te internetit, adresave të e-mailit dhe kërkesave për tarifa shtesë. /tesheshi.com/