Borxhi publik i SHBA u rrit me 1.370 miliardë dollarë që nga Krishtlindja e kaluar, sipas të dhënave nga Departamenti i Thesarit i SHBA.
Borxhi i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara u rrit në 21.860 miliardë dollarë më 20 dhjetor, krahasuar me 20.490 miliardë dollarë në të njëjtën ditë në 2017.
Në Shtetet e Bashkuara, në vitin 2018, kishte 127.5 milionë familje, sipas Byrosë Kombëtare për Regjistrimin e Popullsisë, që do të thotë se familja mesatare amerikane detyrohet rreth 10.743 dollarë.
Borxhi i SHBA pritet të arrijë në 22,000 miliard dollarë në të ardhmen e afërt dhe shpenzimet aktuale qeveritare do të rrisin borxhin në 33,000 miliardë dollarë përgjatë dhjetë viteve. /tesheshi.com/