Ambasadori amerikan në Tiranë zhvilloi një takim me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Ky është takimi i dytë i zhvilluar mes tyre në tre ditë. Një grup drejtuesish të lartë të Byrosë Federale të Hetimit, i përbërë nga zv.ndihmës drejtori J. Chris Warrener dhe zv.ndihmës drejtori Brian McCauley, kanë zbarkuar në Tiranë. Delegacioni i lartë i FBI-së kërkon të hedhë piketat e nisjes së një bashkëpunimi më të gjerë me qeverinë shqiptare. Dy ditë më parë, në ambientet e Ministrisë së Brendshmë, drejtuesit e FBI-së zhvilluan një takim për rreth dy orë me ministrin Saimir Tahiri, i cili ka kërkuar që rekrutimi i personelit të Byrosë Kombëtare të Hetimit të mbikëqyret nga FBI-ja, pasi byroja shqiptare që në ditët e saj të para do ta nisë punën me një detyrë të re nga qeveria, atë të heti meve intensive të evazionit fiskal.