Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ambasadori Lu për Zërin e Amerikës: Në Shqipëri ka emra kriminelësh mes kandidatëve në zgjedhje (por nuk thotë kush janë konkretisht)

by te Sheshi
06/06/2015
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Ambasadori Lu për Zërin e Amerikës: Në Shqipëri ka emra kriminelësh mes kandidatëve në zgjedhje (por nuk thotë kush janë konkretisht)

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka deklaruar se ka ende në listat e kandidatëve në zgjedhje, emra kriminelësh. Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, z. Lu u shpreh se për ata kriminelë që ende janë në lista, ka një diskutim publik në rritje për aktivitetin e tyre kriminal.

Ai deklaroi se votuesit shqiptarë janë të zgjuar dhe shprehu besimin se do të merren vendimet e duhura nga ana e votuesve, ndërsa bëri me dije se pritet që të shqyrtohen rastet e para të korrupsionit në Shqipëri.

Në lidhje me procesin e reformës në drejtësi, ambasadori komentoi se Shqipërisë i duhet pjesëmarrja e ekspertëve më të mirë të saj ligjorë, përfshirë ata nga opozita.

“Një reformë në gjyqësor që ruan standardet ndërkombëtare pa opozitën, është e mundur. Megjithatë, ne e dimë se me pjesëmarrjen e opozitës kjo do të ishte një reformë më e mirë dhe më e qëndrueshme për Shqipërinë”,- përfundoi z. Lu.

Intervista e plotë

Zëri i Amerikës: Zoti ambasador, së pari ju falenderoj për mundësinë e kësaj interviste. Do të doja ta nisja me një pyetje rreth situatës zgjedhore. SHBA-të janë angazhuar në këto zgjedhje edhe me vëzhgues, por edhe përmes financimeve. Po mbërrijmë në pjesën e fundit, në numërimin mbrapsht drejt ditës së votimit. Ju si do ta vlerësonit ecurinë deri tani të fushatës zgjedhore?

Amb. Donald Lu: Momentet e mia të preferuara në këtë fushatë zgjedhore kanë qenë kur kam parë kandidatët të diskutojnë dhe debatojnë për çështje me të vërtetë të rëndësishme për votuesit. Kohët e fundit në Fier, Berat dhe sot në Shkodër, kemi parë forume të shkëlqyera kandidatësh për çështje të politikave vendore, përfshirë çështjet e grave dhe të fëmijëve. E ardhmja e demokracisë në Shqipëri nuk janë as politikanët kriminelë dhe as blerja e votimeve. Janë OJQ-të dhe gazetarët ata që i ndihmojnë votuesit të marrin vendime më të mira e më të informuara mbi kandidatët.

Zëri i Amerikës: Zoti ambasador, ju sapo përmendët politikanë kriminelë. Në të vërtetë kjo është një çështje debati mjaft të zjarrtë. Ju në fund të muajit prill, thatë se keni identifikuar kandidatë me një të kaluar të dyshimtë. Javën e shkuar përshëndetët një veprim të Partisë demokratike, për tërheqjen e një kandidati. A jeni të kënaqur me masat që kanë marrë partitë politike, për të përjashtuar kandidatët me një të kaluar kriminale në këto zgjedhje?

Amb. Donald Lu: Një person i mençur më tha kohët e fundit se përparimi i bërë për largimin e kriminelëve nga politika është mbresëlënës. A mund ta kishim imagjinuar dy vite më parë që do të diskutonim sinqerisht mbi rolin e kriminelëve në politikë? Udhëheqësit politikë nga e djathta dhe e majta kanë hequr kriminelë prej listave të kandidatëve. Për ata kriminelë që ende janë në lista, ka një diskutim publik në rritje për aktivitetin e tyre kriminal. Votuesit shqiptarë janë të zgjuar. Jam besimplotë se ata do të marrin vendime të mira.

Zëri i Amerikës: Zoti ambasador, disa ditë më parë ju ishit dhe në KQZ. A u diskutua me drejtuesen e këtij komisioni rreth kandidatëve me një të kaluar të dyshimtë?

Amb. Donald Lu: Nuk kemi diskutuar çështje të veçanta që janë duke u shqyrtuar prej KQZ-së. E kam përgëzuar KQZ-në për punën e saj në respektimin e Kodit Zgjedhor dhe u thashë atyre se KQZ-ja luan një rol jetik në mbrojtjen e demokracisë shqiptare. I kemi informuar ata, gjithashtu, për planet e SHBA për vëzhgimin e zgjedhjeve, asistencën e SHBA-së në mbështetje të KQZ-së dhe për përpjekjet tona për nxitjen e partive politike për të kandiduar persona me rekorde të pastra.

Zëri i Amerikës: Përveç këtyre personave në politikë, me rekorde kriminale, një tjetër çështje shqetësuese për Shqipërinë, është korrupsioni. Pak kohë më parë në një intervistë ju deklaruat se SHBA-të po shohin mundësinë që t’i ndalojnë hyrjen në territorin e tyre, zyrtarëve të korruptuar. Kur pritet një vendim i tillë?

Amb. Donald Lu: Shpallja Presidenciale Nr. 7750, i jep Sekretarit të Shtetit autoritetin të ndalojë lëshimin e vizave amerikane zyrtarëve, gjykatësve, prokurorëve dhe deputetëve të huaj të korruptuar. Ne e përdorim këtë kompetencë anembanë botës për të promovuar luftën kundër korrupsionit. Presim që së shpejti të shqyrtojmë rastet e para në Shqipëri.

Zëri i Amerikës: Zoti ambassador, dhe një pyetje të fundit. Korrupsioni është I lidhur shumë dhe me sistemin gjyqësor. Aktualisht kemi një nismë për një reformë në Drejtësi. Por sa e plotë do të ishte një reformë e tillë, ndërkohë që opozita nuk është bërë pjesë e këtij procesi?

Amb. Donald Lu: Procesi aktual i reformës në drejtësi ka mundësinë të krijojë një sistem për largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Për ta bërë këtë, Shqipërisë i duhet pjesëmarrja e ekspertëve më të mirë të saj ligjorë, përfshirë ata nga opozita. Një reformë në gjyqësor që ruan standardet ndërkombëtare pa opozitën, është e mundur. Megjithatë, ne e dimë se me pjesëmarrjen e opozitës kjo do të ishte një reformë më e mirë dhe më e qëndrueshme për Shqipërinë.

Tags: donald lukandidatekriminele

Related Posts

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?
Politikë

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Next Post
Ministri i Jashtëm grek viziton Tiranën pas zgjedhjeve

Ministri i Jashtëm grek viziton Tiranën pas zgjedhjeve

Si u gjet në Spanjë kallamari gjigand që përshkroi Zhyl Verni para 145 vjetësh tek “20 mijë lega nën det”

Si u gjet në Spanjë kallamari gjigand që përshkroi Zhyl Verni para 145 vjetësh tek “20 mijë lega nën det”

Barça mund Juven 3 – 1: katalanasit triumfojnë në Champions Ligue

Barça mund Juven 3 - 1: katalanasit triumfojnë në Champions Ligue

TË FUNDIT

  • Të fundit
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025
Çfarë po bën ushtria e Putinit?

Çfarë po bën ushtria e Putinit?

05/07/2025
Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni