Ambasada e SHBA-së në Shkup përmes një njoftimi për ditën e zgjedhjeve iu ka bërë thirrje votuesve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të dalin të votojnë për një të ardhme më të mirë.
”I inkurajojmë të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votes, me anë të së cilës, ata do të shprehin qëndrimet e tyre për problemet që i tangojnë në shoqëri.
Gjithashtu i inkurajojmë qytetarët, shoqërinë civile dhe mediat që të paraqesin të gjithë problemet në rast të parregullësive zgjedhore”, thuhet në njoftimin e bërë nga Ambasada e SHBA-ve në Maqedoni.
Të njëjtin mesazh kanë përcjellë edhe përfaqësitë e tjera diplomatike në Maqedoni, gjatë ditëve të kaluara./tesheshi.com/