Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ali PAJAZITI: Derset ters dhe feja mediale

by te Sheshi
28/02/2018
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Ali PAJAZITI: Derset ters dhe feja mediale
12
SHARES

“Format bashkëkohore të medies dhe të ndërmjetësimit* e kanë shtyrë ‘populloren’ në qendër të kuptimit dhe të artikulimit fetar.”

S.M. Hoover

Vepra Thirrja në vesh të shurdhër e autorit, intelektualit dhe profesorit të mirënjohur kosovar, Milazim Krasniqi (Logos-A, 2018) paraqet një përmbledhje tekstesh publicistike të cilat kanë në fokus një sërë temash të rëndësishme për shoqërinë shqiptare në përgjithësi dhe atë kosovare in strictu sensi, në gjendje të krizës shumëpëmasore. Kryesubjekt i eseve është relacioni feja-shoqëria, dhe nëntema të shumta, duke filluar nga ateizmi vulgar i së kaluarës dhe pasojat e tij, kriza e identiteteve, diada feja-postmodernizmi, pasioni besimor, interpretimet radikale, gjendja kundërthënëse e kaotike kulturore e shoqërore, Islami i perceptuar si “corpus alieni” (trup i huaj), deri te islamofobia dhe integrimit në NATO dhe BE, etj.

Vegla shkrimore e metodologjike të Krasniqit janë sociologjia, në veçanti ajo e religjionit dhe e komunikimit, studimet mediale, historia, filozofia sociale, antropologjia, dhe të tjera, përmes të cilave ai zhvillon një qasje hermeneutike të kontekstit në raport me aktorët e skenës kosovare, ballkanike dhe globale. Autori bën një analizë kontekstuale të “jetës në Kosovë”, konstaton pasojat e komunizmit, më të mëdha në moral sesa në (Brzhezhinski), mungesën e “lirisë nga frika” (Ruzvelt), atë të konsumerizmit të pafre, të pasioneve hedoniste, drogës, prostitucionit, parazitizmit, komunikimit me gënjeshtrën dhe mashtrimin, reflekton rreth dhunës mbi vlerat e dikurshme të besës e të mbajtjes së amanetit, zbërthen psikozën “e përshtatshme” për ikjen jashtë. Sipas tij, kozmopolitizmi e ka dëmtuar kulturën kombëtare, servilizmi i elitave politike e intelektuale para të huajve e ka shkatërruar edhe atë pak nacionalizëm shqiptar që pati mbijetuar betejën finale për Kosovën. Ai detekton edhe komplotin e europianëve dhe rikujton gjenocidin e sinkronizuar sllav ndaj muslimanëve të Ballkanit nga e shkuara deri më sot.

Shpirti i një homo religiosusi i ka mundësuar autorit që t’i futet në palcë ligjëratës dhe jetës fetare, ta njohë atë mirëfilli dhe t’i detektojë mangësitë e jetës fetare islame. Ai si vëzhgues i drejtpëdrejtë kritikon mitologjizimin e figurave historike të fesë islame (të cilitdo brez qofshin ato), pra është kundër historicizmit legjendaresk, kundër evokimeve fragmentare dhe të ideologjizuara të historisë islame që nuk e mobilizojnë dëgjuesin e ligjëratave, përkundrazi e largojnë si atë brenda ashtu edhe atë jashtë (andaj edhe libri është titulluar Thirrje në vesh të shurdhër), në kohën e shumësisë së ligjëratave, të panoptikonit, kur thuajse s’ka mbetur gjë e papublicizuar.

Ai shprehet kundër derseve ters apo problematike, “të pastrukturuara e të rënies së lirë”, kundër emocionalitetit asgjëthënës, me fjalor vulgar e me arrogancën e frikshme të folësit, kundër të menduarit jokritik dhe infantil, që krijon militantë ideologjish, ishuj mini-komunitetesh të vetëizoluara, por jo edhe besimtarë të shekullit XXI që ndërveprojnë, garojnë me mjedisin dhe botën, madje i sfidojnë ato përmes vlerave. “Besimtari i sotëm musliman që jeton në shtete sekulare, duhet të shfaq prirje e interes për t’u integruar në shoqëri, e jo për të dezertuar prej saj, sepse faktikisht nuk ka as ku shkon”-shprehet ai. Ai duhet ta mbrojë fenë me mirësi, me diplomaci, me “fuqinë e butë” (J. Nye). Në këtë drejtim, liria e besimtarit duhet të jetë brenda vlerave morale, “pa zavalle nga mbikëqyrjet e provokimet keqdashëse”.

Prof. Krasniqi në kuadër të analizës së vet gjeneron edhe një term të ri sociologjik, “feja mediale”, në kuptimin që ajo hapësirën kryesore të manifestimit sot e në të ardhmen e ka në medie, në televizione, në portale, në platforma, në bllogje, në rrjete sociale. Ky term është jashtëzakonisht i rëndësishëm në kohën postmoderne kur ndodh rrënimi i kufijve ndërmjet kulturës elitare dhe asaj masive, ndërmjet elitës dhe vulgut, kur mbizotërojnë elemente të kulturës fetare “jashtë logjikës”, siç i quan ai angazhimet xhihadiste shqiptare në Lindjen e Mesme, të cilat janë pasojë e deformimit të interpretimeve që prodhojnë ideologji të krimit dhe terrorizmin. Ai e detekton edhe islamokracinë si shpërdorim i fesë për qëllime siinstitucionale, në fakt personale e klanore, sektarizmat fetarë brendashqiptarë të frymëzuar nga  sektarizmat arabë, nga “rimongolizimi i Arabisë” që universalizmin e dikurshëm islam e ka zëvendësuar me një lloj arabizmi arkaik. Krasniqi e kritikon edhe islamin politik si projekt të dështuar, si sfidë të panevojshme, shekullarizmin kosovar që nuk njeh ekuidistancën ndaj feve (Kosova shtet ortodoks), ndërkohë e lavdëron shembullin shqiptar të jetësimit të islamit, që dëshmon kompatibilitetin e kësaj feje me demokracinë.

Sipas tij, për të pasur një frymim më të natyrshëm islamik ndër shqiptarë duhet që mediet, arsimi publik, vlerat kulturore, ideologjia kombëtare dhe familja të vihen në funksion të ndërgjegjësimit të përgjithshëm objektiv të qytetarëve, në funksion të  promovimit të paqes, tolerancës, demokracisë, humanizmit, multikulturalizmit, përkatësisht, në funksion të parandalimit të ekstremzimit dhe radikalizmit.

Vepra në fjalë që gëlon me gjerësi, thellësi dhe interdisiplinaritet është një prurje e re dhe inspiruese për arkën kulturore dhe mirëvetinë shqiptare dhe më gjerë, në një hapësirë dhe kohë kur vetë teologjia “s’guxon” të bëjë vetëkritikë, kurse islamofobët prodhojnë etiketime dhe interpretime të pabaza apo në ajër, në Ballkanin ku imperializmi kulturor serb është në aksion, në Ballkanin si kazan që zien, si rrobë e prerë dhe qepur pa asnjë masë dhe që duhet të riorganizohet. Krasniqi, krahas dimensionit teoriko-analitik e ka edhe atë praktik, ofron solucione për shpëtim nga historia kataklizmatike që po përsëritet dhe nga baltovina sociale shqiptare e kohës.

Ky tekst multidisiplinar, në veçanti iu sugjerohet njësive akademike të teologjisë dhe të sociologjisë, por edhe gjithë atyre që duan të shohin filmin e “Islamit të europianëve të rinj” me të gjitha ngjyrat e tij! /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Negociatat për Detin, ministri Bushati thumbon Metën: vlerëson Tsipras e jo ne!

Negociatat për Detin, ministri Bushati thumbon Metën: vlerëson Tsipras e jo ne!

Një metodë e thjeshtë për të kuruar në kushte shtëpie dhimbjen e nervit shiatik

Një metodë e thjeshtë për të kuruar në kushte shtëpie dhimbjen e nervit shiatik

Policia e Shtetit dhe Krimet e Rënda: ja si u zbulua droga e Durrësit, kushtonte 180 milion euro

Policia e Shtetit dhe Krimet e Rënda: ja si u zbulua droga e Durrësit, kushtonte 180 milion euro

TË FUNDIT

  • Të fundit
Khamenei del nga “strofulla”

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni