“Dikujt mund t’i duket shaka, por kriza globale sigurisht që ka pasur ndikim të pakontestueshëm në drejtim të angazhimit të miqve tanë ndërkombëtarë në zgjidhjen e çështjes së emrit”, kështu është mbrojtur kreu i BDI-së e njëherësh aleati i Gruevskit, Ali Ahmeti, për deklaratën e pak ditëve më parë kur tha se lufta në Ukrainë ishte bërë shkak për mosanëtarësinë e Maqedonisë në NATO.
Duke folur para bashkëpunëtorëve të tij partiakë, ai e quajti 2015-në një vit të vështirë politik, por premtoi se 2016-ta nuk do jetë i tillë, madje do jetë i mbarë, siç u shpreh ai.
Ahmeti përmendi disa episode krizash të vitit që po lëmë pas, kur çuditërisht nuk përmendi për asnjë moment ngjarjet tragjike në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë në fillim të majit. Ai u shpreh i bindur se zgjedhjet në afërta BDI do marrë një tjetër mbështetje nga faktori shqiptar. /tesheshi.com/