Algjeria u kampion i ri i Afrikës, pasi fitoi në finale me Senegalin 1: 0.
Goli i triumfit u shënua që në minutën e dytë nga Bagdad Bounedhah.
Deri në fund të ndeshjes, algjerianët arritën të ruanin avantazhin e fituar dhe të fitonin titullin e kampionëve të kontinentit afrikan.
Eshtë hera e dytë që Algjeria e merr këtë trofe të madh kontinental. Për herë të parë ndodhi në 1990, në shtëpinë e tyre. /tesheshi.com/