Alfa Romeo rikthehet në Formula 1. Marka prestigjoze ka gëzuar këdo që ka lidhje me këtë sport, pasi duket se i ka munguar të gjithëve, prej 32 vjetësh. Ka qenë skuaderia Sauber që ka anonçuar partnershipin me brand-in italian, që do të hyjë në fuqi menjëherë në sezonin e ardhshëm.
Alfa Romeo do të jetë edhe sponzori zyrtar i Sauber, përveçse do të bëhet pjesë e një projekti që përfshin ndryshime strategjike, teknologjike dhe komerciale. Në këtë mënyrë, Formula 1 pasurohet me një markë historike që besohet se me ndryshimet inxhinierike e teknike, do të ofrojë mundësi të reja për rritjen e konkurueshmërisë në këtë sport.
Për të drejtuar makinën e re, Alfa Romeo – Sauber, është përzgjedhur që tani njëri prej pilotëve, që do të jetë Charles Leclerc, kampioni i saposhpallur i Formula 2, produkt i Akademisë së Ferrarit. Zyrtarizimi i tij pritet të bëhet së shpejti, ndërkohë që për pilotin tjetër të skuderisë së re duhet të përzgjidhjet një mes Antonio Giovinazzit dhe Marcus Ericsson.
Shfaqja e fundit e Alfa Romeo-s në Formula 1, daton në vitin 1985, në pistën e Australisë. Asokohe pilotë të kësaj skuderie, ishin Riçardo Patrese dhe Eddie Cheever.
Në palmaresin e Alfa Romeos, qëndrojnë 2 tituj botërorë, ai i vitit 1950 dhe ai i vitit 1951, respektivisht me pilotët Nino Farina dhe Manuel Fangio. Ndërsa fitorja e fundit e një makine me motorr Alfa Romeo, daton në vitin 1978, në pistën italiane të Monzas, kur garonte Niki Lauda. /tesheshi.com/