Presidenti turk Erdogan takua me homologun e tij rus Vladimir Putin në Moskë, ku Siria dhe raportet tregtare mes dy vendeve ishin në prolog të bisedave dhe qëndrimeve. Erdogan tha se samiti trepalësh iniciuar në kuadrin e procesit të paqes në Astana, ka tërhequr vëmendjen në mbarë botën.
“Samiti trilateral që filloi në Astana, edhe nëse do mbahej në Soçi, Ankara apo Teheran, tërhoqën vëmendjen në të gjithë botën. Unë besoj se ky samit do të vazhdojë dhe procesi do të jetë shumë i dobishëm”, tha Erdogan para takimit me Putinin.
Ai theksoi se marrëdhëniet tregtare midis Turqisë dhe Rusisë po bëhen gjithnjë e më intensive çdo vit.
“Natyrisht, ne kemi vendosur një objektiv të madh para e që është arritja e një shkëmbimi tregtar prej 100 miliardë dollarësh”, tha presidenti turk.
Përveç takimit me presidentin Putin, është planifikuar dhe një takim i delegacioneve, ku Erdogan shoqërohet nga një shpurë e madhe zyrtarësh, të cilët pritet të bisedojnë mbi bashkëpunimin dypalësh, çështjet rajonale dhe globale, duke përfshirë edhe situatën në Siri.
Udhëheqësit e Turqisë dhe Rusisë po flasim për tërheqjen e planifikuar të trupave të Shteteve të Bashkuara nga Siria, zonën e propozuar të sigurisë në veri të atij vendi dhe gjendjen e sigurisë në vend.
Turqia ka kërkuar krijimin e 30 km zonë-tampon përgjatë kufijve të saj me Sirinë, për të mbajtur larg milicitë kurde të mbështetura nga SHBA, të cilat Ankaraja i konsideron si ” terroriste”.
Sinan Ulgen, një analist dhe ish-diplomat turk politik, tha se takimi i Putin dhe Erdogan ështëthelbësor për të dy vendet dhe për të krijuar një plan bashkëpunimi për Sirinë e shkatërruar nga lufta pas tërheqjes së planifikuar të 2,000 trupave amerikane.
“Kur është fjala për zonën e sigurisë, Turqia nuk dëshiron të marrë risqe dhe ta bëjë atë pa pëlqimin e Rusisë, edhe nëse SHBA pajtohen plotësisht”, tha ai.
Erdogan javën e kaluar, pas një bisede telefonike me presidentin amerikan Donald Trumpm, tha se kishte rënë dakord për të krijuar një zonë sigurie 32 kilometra përgjatë kufirit turko-sirian. Ende flitet për aspektet teknike të zonës. /tesheshi.com/