Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Albulena Haxhiu: e nisëm me Jabllanoviçin, do e përfundojmë me Zajednicën; lotët nuk do ndalen, gaz kemi plot!

by te Sheshi
03/11/2015
in Intervista, Kryesore, Politikë
Reading Time: 6 mins read
A A
Albulena Haxhiu: e nisëm me Jabllanoviçin, do e përfundojmë me Zajednicën; lotët nuk do ndalen, gaz kemi plot!

Intervistoi: Blendi Gashi

Një prej deputetëve më të zëshme të Parlamentit, Albulena Haxhiu e VV-së në një intervistë dhënë për portalin tesheshi.com ka folur për herë të parë për mosreagimin e grave deputete për fyerjen që asaj ia bëri kryekuvendari Kadri Veseli, për punën që bëjnë gratë deputete, incidentin e fundit kur deputetët e opozitës u penguan për të hyrë në Kuvend.

Haxhiu, poashtu tregon nëse do të ndërmarrin ndonjë aksion simbolik në seancën e 6 nëntorit kur deputetëve do t’i drejtohet Komisioneri i BE Johannes Hahn, për atë nëse duhet të thirret seancë e re për miratimin e buxhetit, për protestat e paralajmëruara të opozitës, për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje dhe krejt në fund çfarë mund të ndodh në vitin 2016 në skenën politike kosovare.

Ju konsideroheni njëra prej deputetëve më të zëshme të Parlamentit. Sa po i mbrojnë interesat e të zgjedhurve të tyre gratë deputete?

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka 39 gra. Si grua, si nënë dhe si qytetare, si deputete do të doja të shihja një angazhim shumë më të madh dhe më të përkushtuar të grave deputete për çështje që prekin më shumë gratë (duke mos përjashtuar këtu çështjet tjera) drejtëpërsëdrejti, p.sh.: pushimi i lehonisë, trashigimia dhe pronësia, kujdesi shëndetësor, mundësitë e barabarta në punësim, gratë e veja si pasojë e luftës së fundit, gratë e dhunuara gjatë luftës.

Derisa politika jonë në Kosovë akoma lë shumë për të dëshiruar, jam optimiste që në vitet e ardhshme, kjo situatë do të ndryshojë për së miri. Vetëm një angazhim i grave dhe burrave bashkë do të mund ta përmirësonte gjendjen aktuale.

Grupi i grave deputete nuk reagoi për fyerjen që iu bëri kryekuvendari Veseli. Pse sipas jush nuk reaguan? Kryetarja e këtij grupi Blerta Deliu ka thënë se arsyeja është se Veseli kërkoi dy herë falje…

Mjerisht edhe Grupi i Grave Deputete apo GGD siç e quajmë shkurtimisht, është instrumentalizuar nga krerët e partive. Tashmë në bord gjenden gra të cilat janë zgjedhur me propozim të burrave të partive dhe duke i anashkaluar gratë tjera brenda partisë. Prandaj, ato gra janë në mbrojtje të burrave që i kanë ngritur në pozita dhe kjo nuk më befason.

Si e sheh pengimin e opozitës për të hyrë në objektin e Kuvendit por dhe gjuhën që përdori Ramush Haradinaj ndaj rivalëve politikë, në veçanti ndaj punëtorëve të sigurimit?

Pengimi i liderëve të opozitës për t`u futur në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka qenë i paprecedent dhe përbën shkelje e Kushtetutës dhe ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit.

Deputetët në bazë të Ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetëve kanë të drejtën e qasjes në të gjitha institucionet pa asnjë pengesë. Rregulloret e brendshme të Kuvendit dhe çfarëdo vendimi janë akte nënligjore e që si të tilla janë të kundërligjshme nëse me to tentohet kufizimi i autorizimeve që janë të garantuara me ligj.

Me urdhrin e paligjshëm për ndalimin e opozitës, Kadri Veseli po e konsideron Kuvendin sikur të ishte pronë e tij duke bërë kështu keqkuptim të pozicionit që mban. Ne nuk mund t’i bindemi urdhrave të tij të paligjshëm andaj edhe do t’i kundërshtojmë si të tilla. Prandaj, sjellja e opozitës atë ditë ishte e nevojshme në rrethanat e krijuara.

Në seancën e fundit gjatë fjalimit të presidentit të Austrisë në Kuvend, partia juaj shpalosi një pankartë. Me 6 nëntor Komisioneri i BE-së, Johannes Hahn do t’i drejtohet deputetëve. A do të merrni pjesë në këtë seancë, nëse po a do të shpalosni sërish të njëjtën pankartë?

Më 29 tetor, përgjatë kohës sa presidenti austriak po fliste para deputetëve të Kuvendit, ne shpalosëm dy pankarta me mbishkrimin “Ruaje shpinën z. President, gënjeshtarë të korruptuar janë ulur prapa teje!” si dhe “Mjaft me kënaqjen e hegjemonisë së Serbisë!”.

Po ashtu më 6 nëntor deputetëve do t’i drejtohet Komisioneri i BE Johannes Hahn në të cilën seancë plenare ne do të jemi të pranishëm. Natyrisht që nuk do t’i përdorim pankartat e njëjta dhe ende nuk kemi diskutuar në lidhje me performancën.

Nëse Kryesia cakton një seancë ku pikë e vetme e rendit të ditës do të caktohej miratimi i buxhetit, a do të merr pjesë opozita, konkretisht VV ?

Nuk do të duhej të kishte seanca tjera, pas seancës të së premtes. Madje kjo ka qenë kërkesa jonë si opozitë që nga fillimi. Meqë rrethanat nuk kanë ndryshuar (nuk ka tërheqje nga marrëveshjet), kryesia e Kuvendit nuk duhet të thërras seanca të reja, as për buxhetin. Është koha e fundit kur Kuvendi të mbrohet nga abuzimet që po ia bënë qeveria.

A pritni që brenda një kohe të shkurtër të gjendet zgjidhja për të kthyer normalitetin në Kuvend. Nëse jo, a do të vazhdoj opozita të hedh gaz lotsjellës dhe a keni ende boca gazi. Pra çfarë parashihni…?

Kjo varet nga Isa Mustafa. Normaliteti në Kuvend kthehet kur Mustafa të tërheq marrëveshjet. Ai është para dy rrugëve. Tërheqje të marrëveshjeve ose dorëheqje. Nëse i njëjti e lidh fatin e tij me marrëveshjet, atëherë le të bien edhe Isa Mustafa edhe marrëveshjet.

Nëse qeveria e Mustafës injoron kërkesat e opozitës dhe peticionin me mbi 200 mijë nënshkrime (i cili peticion është më i madhi prej pasluftës), atëherë ne nuk do të zmbrapsemi, përkundrazi do të vazhdojmë përpjekjet tona për mbrojtje të Republikës dhe territorit. Do të vazhdojmë me veprimet e njëjta e të ngjashme. Kemi gazë lotsjellës më shumë sesa që ka Kuvendi deputetë. E kemi “dhuratë” nga policia e Kosovës në protesta e demonstrata.

Keni paralajmëruar edhe protesta që sipas jush priten të jenë masive. A është caktuar data, nëse jo kur pritet të ndodh përafërsisht?

Që nga 25 gushti situata në Kosovë nuk është më e njëjtë. Që nga ajo ditë, ne si subjekt politik dhe si opozitë po ashtu jemi angazhuar në forma të ndryshme.

Nga tribunat në qytetet e mëdha të Kosovës, në tubime me qytetarë e që po vazhdojnë ende, deri tek aksionet në rrugë e Kuvend. Po ashtu kemi organizuar peticionin në kundërshtim të këtyre marrëveshjeve.
Padyshim që pas këtyre pritet organizimi i protestave e demonstrative. Sapo të caktohet data, do t’iu njoftojmë të gjithëve.

Keni bërë të ditur se nuk do t’i përgjigjeni thirrjes së Prokurorisë. Pse nuk do ta bëni një gjë të tillë?

Veprimet tona në Kuvend janë veprime politike në mbrojtje të Republikës dhe territorit, pra nuk kanë fare të bëjnë me drejtësinë dhe çfarëdo tendence e këtyre institucioneve për përndjekje politike e konsiderojmë si qëllim për t’i ndalur zërat kundërshtues të këtyre marrëveshjeve të dëmshme.

Ne nuk do t’i përgjigjemi ftesës së prokurorisë pasiqë është absurde për veprimet tona politike në Kuvend të kërkohemi me ngulm.

Do të doja shumë që t’i shihja institucionet tona të drejtësisë të merren me rastet e korrupsionit e krimit të organizuar të këtyre pushtetarëve dhe familjarëve të tyre. Pra këto institucione do të duhej të ishin të përkushtuara të merren me këto raste dhe jo me përndjekje të opozitës për veprime politike.
Ky është një shembull i keq kur i tërë sistemi vihet në mbrojtje të atyre që po e defunksionalizojnë shtetin.

Nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, a jeni të gatshëm si opozitë e përbashkët t’i hyni kësaj gare?

Në këtë kohë e kemi prioritet ndaljen e marrëveshjeve të dëmshme, mirëpo nëse qeveria Mustafa nuk tërheqë këto marrëveshje, atëherë natyrisht që zgjedhjet janë të pashmangshme.

Kurdo që ato të mbahen ne jemi të gatshëm. Ende nuk kemi pasur diskutime në lidhje më atë se si do të marrim pjesë siopozitë apo ndaras si subjekte politike.

Për fund, si e shihni vitin që po vjen në sferën politike?

Vitin 2015 e kemi nisur me protestat kundër një ministri fashist siç ishte Jabllanoviqi dhe me shumë gjasë do të përfundojë me protesta kundër “Zajednicës” dhe demarkacionit me Malin e Zi.

Është e rëndësishme që ta kuptojmë se ky koalicion qeveritar është krijuar për dy synime kryesore: ta krijojë Gjykatën Speciale që e gjykon luftën e UÇK-së si dhe ta themelojë “Zajednicën” e cila e ndan etnikisht dhe e defunksionalizon Kosovën. Ndonëse kishin fituar vota duke mashtruar qytetarët me vende pune, e njëjta qeveri vetëm dëme po i sjellë vendit.

Duke e ditur që në krye të institucioneve të vendit kemi njerëz që janë në gjendje të pranojnë gjithçka për të shpëtuar veten, natyrisht që Republika dhe qytetarët rrezikohen në vazhdimësi. Ajo se për çfarë ne angazhohemi, në çfarëdo periudhe kohore, është ndalja e këtyre dëmeve që po ia sjellin Kosovës këta politikanë të korruptuar. /tesheshi.com/                                                                                                                                 

Related Posts

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!
Analizë

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
Karikatura e Trump-it drejt një “humbjeje madhështore”…
Kryesore

Karikatura e Trump-it drejt një “humbjeje madhështore”…

12/05/2025
Buka “me helm” për banorët e Gazës
Kryesore

Buka “me helm” për banorët e Gazës

11/05/2025
Next Post
Kryepolici i Kosovës, Maxhuni në SHBA: Gati për të qenë pjesë e INTERPOL-it

Kryepolici i Kosovës, Maxhuni në SHBA: Gati për të qenë pjesë e INTERPOL-it

Asgjë e re nga fronti maqedonas: zëdhënësat mbajnë gojën pas takimit Zaev – Gruevski

Asgjë e re nga fronti maqedonas: zëdhënësat mbajnë gojën pas takimit Zaev – Gruevski

Ustika shndërrohet në videolojë: edhe më të rinjtë duhet ta dinë të vërtetën

Ustika shndërrohet në videolojë: edhe më të rinjtë duhet ta dinë të vërtetën

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

13/05/2025
Njeriu i BE-së, mesazhe zgjerimi nga Serbia

Njeriu i BE-së, mesazhe zgjerimi nga Serbia

13/05/2025
Irak: vakti horror i një luani

Irak: vakti horror i një luani

13/05/2025
Dhia në Giro d’Italia: si e komentoi çiklisti që i doli para bagëtia e pafajshme shqiptare

Dhia në Giro d’Italia: si e komentoi çiklisti që i doli para bagëtia e pafajshme shqiptare

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni