Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Albinot MALOKU: Kosova dhe Gjykata Speciale!?

by te Sheshi
06/08/2015
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Albinot MALOKU: Kosova dhe Gjykata Speciale!?
9
SHARES

Gjyqësori kosovar, prej pas çlirimit të Kosovës, në vitin 1999, e deri më 2008, kur ajo e shpalli pavarësinë e saj, ka qenë kompetencë e Administratës së Kombeve të Bashkuara, UNMIK-ut. Veç këtij gjyqësori, në Kosovë ka patur kompetencë t’i hulumtojë krimet e luftës dhe t’i dënojë kryerësit e veprave kriminale të të gjitha llojeve edhe Tribunali Ndërkombëtar për Ish-Jugosllavinë, me seli në Hagë (ICTY). Një numër jo i vogël rastesh kanë kaluar dhe janë shqyrtuar nga ICTY-ja, ku disave u janë shqiptuar dënimet, e disa janë liruar, si të pafajshëm, nga të gjitha pikat e aktakuzave të lëshuara nga ish-kryeprokurorja e ICTY-së, Carla Del Ponte. Edhe gjyqësori i UNMIK-ut në Kosovë ka shqyrtuar raste të dyshimta për krimet e luftës.

Pas shpalljes së pavarësisë, në Republikën e Kosovës ka ardhur misioni evropian për sundim të ligjit i njohur si EULEX. Ky mekanizëm ndërkombëtar ligjor ka patur gjithashtu kompetenca gjyqësore të hulumtimit të rasteve të dyshimta për krime të luftës, ku dhe ka proceduar me disa raste, duke shqiptuar dhe dënime. Të gjithë gjyqësorët e përmendur kanë pasur kompetenca ekskluzive, dhe pa mundësi për ndikim nga vendorët.

Prej pas luftës në Kosovë, kompetenca për të hulumtuar, nga çdo dyshim deri ta hapja e varrezave masive, kanë pasur vetëm mekanizmat e lartpërmendur të drejtësisë ndërkombëtare. Vendorëve u janë lënë çështje krejtësisht periferike. Shumë organizata joqeveritare, edhe aso nga Serbia, kanë hulumtuar e përgatitur edhe regjistra me emrat e të vrarëve, të zhdukurve dhe të pagjeturve.

Kur dështakja e ICTY-së, ish-kryeprokurorja Carla Del Ponte, nxori librin e saj, “Gjuajtja; Unë dhe kriminelët e luftës”, dhe ish-senatori zvicerian, Dick Marty, publikoi raportin e tij gjoja për trafikim organesh, Kosova dhe Shqipëria i hapën pa ngurrim dyert e bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtare, për të hedhur dritë në të thënat e të lartpërmendurve.

E filluam këtë vështrim në këtë formë, për të treguar sasinë dhe cilësinë e transparencës nga ana e shtetit të Kosovës, e qytetarëve të saj dhe e aktorëve kyç, në lidhje me krimet e supozuara të bëra gjatë kohës së luftës në Kosovë. Pavarësisht kësaj, sot kemi dhe një mekanizëm tjetër që do të hulumtojë kryesisht të thënat e raportit të Dick Marty-t, pra, kemi Gjykatën Speciale, apo që njihet dhe si Dhomat e Specializuara. Themelimi i Gjykatës Speciale u mundësua pas votimit të amendamenteve kushtetuese nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili miratoi edhe Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit. Nga ajo që bie në sy në këtë ligj, kryesisht i është kushtuar vëmendje asaj çka dështakja Carla Del Ponte e ka përmendur gjatë tërë kohës, gjoja frikësimit të dëshmitarëve. Për këtë çështje ka shkruar gjerësisht në librin e tij, “Haga e Ramush Haradinajt”, Michael O’Reilly, si përcjellës direkt i hamendësimeve të Carla Del Ponte-s për gjoja frikësim të dëshmitarëve.

Duke i parë bazat mbi të cilat u çel fillimisht muhabeti, e më pastaj rrjedha e situatave, Gjykata Speciale iu bë obligim shtetit të Kosovës, deshëm ne apo jo. Ajo çka vjen me vonesë në mendje është se vendorëve u është dashtë vetë ta iniciojnë e ta themelojnë brenda sistemit të gjyqësorit kosovar një Prokurori e Gjykatë Speciale, por kjo nuk u bë. Arsyet mund të jenë të ndryshme, por e vetmja që ka peshë është se nuk kemi ditur, e as sot nuk po dimë, si punohet “me letra” e pa emocion. Lidershipi i Kosovës dhe politika e  tij nuk u treguan aspak vizionarë që nga çlirimi e, sidomos, nga pavarësia e vendit, për ta marrë vetë në dorë sistemin e drejtësisë, e për ta çuar përpara. Drejtësia vendore edhe sot po gjendet para shumë sfidave, kryesisht nga faji i vendorëve.

Këndvështrimet se a ka qenë i drejtë riprocedimi i amendamenteve kushtetuese në Kuvendin e Kosovës që mundësuan themelimin e Dhomave të Specializuara, apo se çfarë do të fitojë Kosova me Gjykatën Speciale, i përkasin krejtësisht muhabetit politik, e, çka është më e keqja, atij ditor. Gjithsesi, riprocedimi ishte lëndim i demokracisë parlamentare, kurse themelimi i Dhomave të Specializuara qe prekje e rendit kushtetuese juridik brenda vendit. Në lidhje me atë se a do të fitojë ndonjë gjë shtetit i Kosovës, kjo nuk do shpjegim: shteti i Kosovës nuk ka për të fituar asgjë me themelimin e kësaj Gjykate Speciale. Republika e Kosovës do të fitojë qoftë në zhvillimin ekonomik, e qoftë në shtetndërtimin e saj, vetëm nëse ndizen maksimalisht projektorët e drejtësisë vendore, për të luftuar pa mëshirë korrupsionin në çdo segment të saj, në ekonomi, në administratë, në shëndetësi, në mjetet e informimit, në diplomaci, e sidomos në shtyllën kryesore të zhvillimit, pra, në arsim.

Republika e Kosovës tani e tutje nuk guxon ta lejojë në asnjë formë, qoftë dhe nga mungesa e dijes ose e vizionit, e qoftë edhe me qëllim, dështimin e këtij marifeti, të njohur si Gjykata Speciale. Dështimi i saj mund të bëhet certifikata kryesore e dështimit të Republikës së Kosovës! /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Deti Mesdhe merr sërish jetë emigrantësh

Deti Mesdhe merr sërish jetë emigrantësh

A këshillohet pirja e kafes nga nënat shtatzënë? Ja se si ndikon tek fetusi

A këshillohet pirja e kafes nga nënat shtatzënë? Ja se si ndikon tek fetusi

Përkujtohet 70-vjetori i shpërthimit bërthamor në Hiroshima, dhe 140 mijë viktimat e tij

Përkujtohet 70-vjetori i shpërthimit bërthamor në Hiroshima, dhe 140 mijë viktimat e tij

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni