Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Albina Ferko Nanaj: Për të gjithë skeptikët, ja modeli që do ofroj si këshilltare bashkiake

by te Sheshi
27/06/2015
in Intervista
Reading Time: 6 mins read
A A
Albina Ferko Nanaj: Për të gjithë skeptikët, ja modeli që do ofroj si këshilltare bashkiake

Siç është bërë e ditur tashmë, për herë të parë një femër me status të dukshëm fetar, pikërisht nga veshja e saj, do jetë në një këshill bashkiak, dhe pikërisht në atë të Tiranës. Kjo është Albina Ferko Nanaj. Për disa, kjo mund ngjajë si diçka e pazakontë, e për disa të tjerë, mëse e zakonshme. Kështu e konsideron dhe vetë zonja në fjalë, pasi ka për referencë faktin se në perëndim ky standart është aplikuar me kohë; e po ashtu, e kaluara jonë si popull na tregon se themelet e këtij shteti që kemi sot, janë vendosur pikërisht nga fetarë të mëdhej, nga të gjitha kahjet. Por vetë ajo, çfarë ofron me modelin e saj; dhe kur themi model, kemi parasysh formën dhe përmbajtjen ndryshe të një zëri vendimarrës në këtë Shqipërinë tonë të lodhur, edhe prej ca modeleve që na kanë ardhur në majë të hundës….                   

Bisedoi: Alba Skëndaj

Për herë të parë një femër me shami në një prej aulave vendimarrëse të pushtetit lokal, siç janë këshillat bashkiake. Çdo të thotë kjo?

Si fillim dua t’iu falënderoj që po më jepni mundësinë të komunikoj me publikun përmes portalit tuaj.

Sa i përket pyetjes tuaj, dua të bëj një parantezë në lidhje me perceptimin tim për shaminë që mbart. Përmes këtij kodi veshjeje unë plotësoj identitetin tim si një individ që ka zgjedhur t’i nënshtrohet vetëm Zotit. Të qenit besimtare nuk më privon nga sferat sociale dhe profesionale, përkundrazi më nxit që të bëj më të mirën time. Gjithashtu kjo nuk do të thotë se mua duhet të më privohet e drejta për të gëzuar liritë dhe të drejtat që më garanton ligji.

Mendoj prezenca e vajzave me mbulesë islame në institucionet shtetërore shihet ende me sy skeptik, është tejet e cunguar dhe nuk është në prorpocion të drejtë me potencialin e ofruar nga intelektualet që kanë zgjedhur ta shfaqin bindjen e tyre fetare. Ndërkohë, në jetën e përditshme hasim modele zonjash me shami që ofrojnë kontributin e tyre të çmuar në sfera të ndryshme. Thënë këtë mendoj se prezenca e shamisë në organet vendimmarrëse është e vonuar, por padyshim një hap i mirë për të rikuperuar.

Ç`ju entuziazmon më tepër në gjithë këtë sfidë tuajën? Jua bëj këtë pyetje, pasi një fije e hollë e ndan atë që mund të konsiderohet një përjetim i bukur individual, por pak egoist në arritjen e një synimi, me atë ndenjën filantrope të të shërbyerit të shoqërisë..

Pyetja shumë interesante dhe ngacmuese. Në perceptimin tim puna e mirë është e lidhur me shpërblimin, kënaqësinë që të fal realizimi i saj dhe mbi të gjitha me të qënit i dobishëm për të tjerët. Sipas meje, çelësi qëndron tek ruajtja e balancave mes përjetimit vetjak dhe dëshirës për të qenë e dobishme. Kur flas për dobi e kam fjalën për atë që lë gjurmë në jetën e një njeriu dhe jo për atë që thjesht kënaq egon. Diçka tjetër që bën diferencën mes të dyjave është qëllimi që i vë vetes në realizimin e një vepre, nëse ke për qëllim të ndihesh e rëndësishme, të kënaqësh veten apo të jesh e dobishme pa asgjë në këmbim. Personalisht më entuziazmon tej mase ideja që të jem e dobishme për shoqërinë, që potencialin, dijet dhe vlerat e mia t’i vë në shërbim të të tjerëve.

Vetë statusi juaj social në kontekst fetar, ju dikton një investim moral në kryerjen e një detyre. Cili duhet të jetë ky moral që ju do e përçoni pikërisht në vende të përfolura për mungesë të theksuar morali?

Dita ditës vihet re një zvetënim vlerash në rrafshin individual dhe institucional. Kjo reflektohet gjerësisht në shkolla, në gjykata, por edhe në media. Pavarësisht kësaj kam bindjen se shembujt e mirë dhe frymëzues brenda shoqërisë shqiptare janë shumë më tepër dhe se të gjithë bashkë duhet të bëjmë më shumë për t’i promovuar ashtu siç duhet. Gjithsesi, këto fenomene të pakëndshme mbeten prezente brenda shoqërisë tonë dhe reformimi i saj kërkon ndërhyrje të gjerë e rrënjësore. Nëse secili nga ne përpiqet brenda fushës së tij të ndikimit, qoftë edhe me kontribut modest, por të qëndrueshëm, kam bindjen se të gjithë bashkë mund t’ia dalim. Modeli që personalisht dëshiroj të ofroj është ai i profesionistes që konkurron me vlera, që bashkëpunon në të mirë të interesave të qytetarëve dhe është larg kompromentimit të çdo lloj forme.

Tek ‘Valsi i Titanikut’ xha Spirake u votua për këshilltar bashkiak, vetëm pse tha mos më votoni se nuk kam çfarë t`ju jap. Ju nuk jeni xha Spirake, sigurisht; por tashmë çfarë do u thonit votuesve që jua kanë dhënë votën? 

Me sa më kujtohet Xha Spirake ishte një burrë babaxhan që nuk i pëlqente pushteti dhe urrente çdo aspekt negativ të tij. Ai ishte tepër i ndershëm për të bërë premtime boshe dhe të pavlera. Do të thosha që njësoj si Xha Spirakja edhe unë nuk kam bërë asnjë premtim që nuk mund ta mbaj pas fushatës. Premtimi im i vetëm është se do të jem aktive në maksimumin e energjive të mia intelektuale dhe fizike për të përfaqësuar interesat e ligjshëm të çdo qytetari të Tiranës, jo vetëm e interesat e atyre që më kanë besuar votën.

Brenda komunitetit ku ju bëni pjesë, ka një heraherës një debat lidhur me faktin nëse feja duhet të përzihet ose jo në politikë. Ju ç`qëndrim mbani?

Pjesëmarrjen time ne një organ të zgjedhur me votë nuk mund ta konsideroj si përzierje të fesë me  politikën, aq më pak si vënie të fesë në shërbim të politikës. Besimi im dhe shfaqja e tij mbetet çështje vullneti individual, megjithatë, është mëse e pranueshme që sikurse sjellja dhe qëndrimet e çdokujt varen nga bindja e tij e brendshme dhe nga ato vlera e parime që përbëjnë boshtin e personalitetit të tij, edhe sjellja dhe pozicionimi im do të varet nga parimet themelore universale të besimit tim. Mendoj qe nëse këto vlera dhe parime materializohen edhe në politikë, politika do të pasurohej dhe forcohej në realizimin e misionit të saj themelor që është garantimi i mirëqenies së qytetarëve.

Dua gjithashtu të theksoj se në Shqipëri, për shkak të të kaluarës komuniste diktatoriale, laicizmi përgjithësisht barazohet me ateizmin duke i dhënë atij karakter ekstrem, të dëmshëm dhe pëjashtues ndaj çdo shfaqjeje fetare, qoftë edhe në nivel individual. Ndërkohë që e kundërta ndodh në shoqëritë perëndimore ku laicizmi konceptohet si neutralitet i shtetit në çështje të fesë, pra mosndërhyrje dhe asnjëanësi ndaj çdo besimi fetar, jo kundërvenie dhe anatemim. Siç shembujt e shumtë tregojnë besimi individual nuk përbën pengesë për të qenë aktive në shoqëri, për të kontribuar në institucione shtetërore dhe në politikë.

Për këtë arsye mund t’i mirëkuptoj deri diku laikët që shohin me skepticëm përfshirjen e besimtarëve në politikë, por nuk mund të kuptoj asesi dobinë e një përqasjeje vetëizoluese dhe nënshtrimi përpara qëndrimeve të tilla, për të cilën fatkeqësisht mendoj se edhe ne si komunitet besimtarësh jemi pjesërisht bashkëpunëtorë.

Të mos harrojmë se të normat morale e ligjore e kanë zanafillën tek feja e më pas u institucionalizuan. Vet patriotët që hodhën themelet e shtetit shqiptar ishin klerikë të shquar. Këto dëshmojnë nevojën e pashmangshme që ka politika për prezencën e fesë. Feja duhet të imponojë tek politika vlerat morale dhe t’i qëndrojë misionit të saj për ta bërë jetën e njerëzve më të mirë, më të paqtë e më produktive. Nuk duhet të ndodhë asesi e kundërta, që politika ta përfshijë fenë në qorrsokakët e saj. Ky është një risk, i cili nëse ndërmerret nga njerëzit e duhur në kohën e duhur kam bindjen se do të ketë sukses. Faleminderit!

A.S: Epo nëse është kështu siç thoni juve, ju pafshim një ditë atje ku është për të vënë duart në kokë: në parlament!

/tesheshi.com/

 

 

 

 

 

Related Posts

Chris Hill, mesazhe trishtuese për Kosovën
Intervista

Chris Hill, mesazhe trishtuese për Kosovën

14/06/2025
Çdo të thotë të raportosh nga Gaza për një shpirt të paepur gazetari?
Intervista

Çdo të thotë të raportosh nga Gaza për një shpirt të paepur gazetari?

24/05/2025
Saviano: Vuajtjet e mia
Intervista

Saviano: Vuajtjet e mia

05/05/2025
Next Post
Zjarr në kodrat e Rerëzës në Patos, rrezikohen banesat

Zjarr në kodrat e Rerëzës në Patos, rrezikohen banesat

Një frut që mban larg rrudhat në  fytyrë

Një frut që mban larg rrudhat në fytyrë

6 veti që nuk i dini se i ka borziloku

6 veti që nuk i dini se i ka borziloku

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.