Në përpjekjë për të mbushur hendekun e krijuar në Vetëvendosje nga ikja e një sërë emrash, Albin Kurti po shfrytëzon dhe njohjet e dikurshme personale, miqësitë e kohës studentore.
Profesor Artan Dërmaku, shok-shkolle i Kurtit, është prurja e re e kësaj partie.
Lajmin e ka dhënë përmes një postimi në Facebook vet kryevetëvendosësi duke thënë se Lëvizja po sjell njerëz që do të përkthehen në më shumë konsistencë dhe dije në politikën e Kosovës.
“Jemi të së njëjtës gjeneratë dhe kemi studiuar bashkë në Fakultetin e Elektroteknikës. Tash do të jemi sërish bashkë në Lëvizje. Prof.Dr. Artan Dërmaku sot u anëtarësua në Vetëvendosje. Shkollën fillore dhe të mesme i ka kryer në Prishtinë, kurse studimet universitare i ka përfunduar në Universitetin Teknik të Vjenës (TU Ëien) në Austri, në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike. Temën e diplomës e kishte të orientuar në zhvillimin e Algoritmeve Heuristike “Generalized Hypertree Decomposition based on Hypergraph Partitioning”, kurse atë të doktoraturës në fushën e Mekatronikës “Path recognizing for Mobile and Humanoid Robots through loë cost sensors”. Është fitues i çmimit ndërkombëtar “Fred Margulies Preis 2012” i cili u jipet shkencëtarëve më të mirë në Austri. Ka punuar dy vite në kompaninë “Siemens”, pastaj si hulumtues shkencor në Universitetin Teknik të Vjenës, dhe si mësimdhënës në universitete publike e kolegje private në Kosovë. Më shumë shkencë e shkencëtarë në Lëvizjen tonë politike do të përkthehet në më shumë konsistencë dhe dije në politikën e Kosovës”, shkruan Kurti. /tesheshi.com/