Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shprehur një mori akuzash në drejtim të PDK-së mbi krizën politike në vend.
Kurti thotë, se 11 qershori e ka zbritur PDK-në në pikën e saj më të ulët historikisht dhe se kjo parti po synon që krizën e partisë, ta transformojë në krizë institucionale.
“Kriza e kësaj partie po synon të bëhet krizë institucionale. Krizën e PDK-së si parti po orvaten t`a transformojnë në krizë të institucioneve të shtetit. Duke zvarritur e duke mohuar, duke bojkotuar e duke bllokuar, duke mbajtur anë presidenti e duke lobuar me kriminelë, duke joshur e duke kërcënuar, të afërm të deputetëve e me të afërm gazetarë të tyre mbi vetë deputetët. Këto janë shkelje të ligjit e kushtetutës, janë vepra penale. Sikur të kishim shtet demokratik”, ka shkruar ai në Faceboook.
Qytetarët, sipas tij, duan një shtet për të qenë, një shtet të mirëqenies, ndërsa thotë se Kosova nuk do të ndalet prej një partie në krizë e prej krizës së saj. /tesheshi.com/