Alikoja i dytë, vëllai tjetër i akuzuar për vrasjen e oficerit të RENEA-s Ibrahim Basha, 17 vjeçari Alban ka dalë sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda por seanca është ndërprerë pasi avokati ka thënë se klienti i tij është i mitur dhe mund të tronditet.
Avokati mbrojtës ka kërkuar një psikolog, e për të rinisur seancën ndoshta në një moment të dytë gjatë ditës së sotme.
Ndërkohë, po sot pritet të dalë para gjyqtarëve edhe vëllai i madh i tij, Arbion Aliko, teksa mbi të dy këta shtetas rëndojnë jo vetëm akuza e vrasjes së efektivit të RENEA-s, por edhe akuza të tjera si armëmbajtja pa leje./tesheshi.com/