Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Alarmi i republikanëve: ndalimi Trump ndaj muslimanëve, vetëlëndim i sigurisë kombëtare

by te Sheshi
30/01/2017
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Alarmi i republikanëve: ndalimi Trump ndaj muslimanëve, vetëlëndim i sigurisë kombëtare

Zyrtarët amerikanë dhe ata europianë kanë shprehur shqetësim e madje, ankthin e tyre për dëmin që urdhëri i ndalimit për refugjatët muslimanë nga ana e administratës Trump, mund të sjellë në shoqërinë perëndimore.

Urdhër-ndalimi besohet se është draftuar nga një grup i orientuar ideologjikisht afër Donald Trump, pa konsultime me Departamentet e Drejtësisë, atë të Shtetit, të Sigurisë së Brendshme apo të Mbrojtjes, që mund të kishin marrë në konsideratë pasojat e urdhërit për marrëdhëniet me jashtë të Amerikës, sikundër edhe pasojat në sigurinë e brendshme dhe detyrimet ligjore.

Zyrtarët thonë se qëllimi i qartë anti-musliman pas urdhërit ekzekutiv do të provohet të jetë një mjet rekrutimi për lëvizje ekstremiste të tilla si ISIS, ndërkohë që do të largojë qeveritë në botën arabe dhe atë islame, bashkëpunimi i të cilave është thelbësor për identifikimin e terroristëve të mundshëm.

Ndarja e të dhënave edhe tani është e kërcënuar nga pasiguria nëse do të ketë ndërhyrje të administratës Trump për përdorimin e torturës, temë për të cilën presidenti ka dhënë sinjale të përziera, duke thënë se do të marrë këshilla nga Sekretari i Mbrojtjes, James Mattis, e nga ana tjetër, duke këmbëngulur se ende beson se metoda të tilla si ajo me ujë, janë efektive.

Ekzistojnë gjithashtu, shqetësime për natyrën arbitrare të listës së vendeve të prekura nga ndalimi. Një zyrtar perëndimor vuri në dukje se vendet me shumicë muslimane në të cilat Trump ka interesa biznesi – të tilla si Egjipti, Arabia Saudite apo Turqia- janë përjashtuar, ndërsa bie në sy se asnjë sulm terrorist në territorin amerikan nuk është ndërmarrë nga shtetas të shtatë vendeve të listuara.

“Nga pikëvështrimi i kundër-terrorizmit, nuk ka fare kuptim”, vijoi zyrtari. “Ky është një akt politik, jo i bazuar në sigurinë kombëtare”.

Dy figurat qendrore të partisë republikane për sigurinë kombëtare, senatorët John McCain dhe Lindsey Graham, kanë dhënë një deklaratë të përbashkët ku dënojnë ndalimin. “Së fundmi, ne kemi frikë se ky urdhër ekzekutiv do të shndërrohet në një plagë vetëlënduese në luftën kundër terrorizmit”, thanë senatorët.

“Aleatët tanë më të rëndësishëm në luftën kundër ISIS janë shumica e muslimanëve që refuzojnë ideologjinë e tij apokaliptike të urrejtjes. Ky urdhër ekzekutiv dërgon një sinjal, të qëllimshëm ose jo, se Amerika nuk i dëshiron muslimanët të vijnë në vendin tonë. Kjo është arsyeja përse ne frikësohemi se ky urdhër ekzekutiv do të bëjë më shumë punë në rekrutimet terroriste sesa të përmirësojë sigurinë tonë”.

Shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Reince Priebus, tha për “NBC” se ndoshta ishte e nevojshme që edhe vende të tjera të shtohehshin në urdhërin ekzekutiv.

Sipas CNN, urdhër-ndalimi u draftua nga ekipi Trump për politikat pa u përdorur praktikën e zakonshme të shqyrtimit nga agjencitë që duhet të ndodhë përpara publikimit. Kështu, Departamenti i Drejtësisë nuk u konsultua për kushtetueshmërinë e urdhërit. Deri të premten, edhe Departamenti i Çështjeve të Brendshme nuk ishte njohur me drafin. Departamenti i Shtetit gjithashtu, dërgoi një kabllogramë misioneve të huaja duke thënë se nuk ishte ende ndonjë udhërrëfyes apo pika kryesore të urdhërit.

Ambasadat europiane siguronin kryeqytetet e tyre se caktimi i disa figurave konvencionale republikane si James Mattis në krye të Mbrojtjes, apo John Kelly për Sigurinë Kombëtare do të moderonin impulse islamofobike e lokaliste që ndihmuan Trump të zgjidhej.

Por, pas urdhërit, ato duken të tronditura dhe parashikimet e tyre tërësisht të bazuara mbi dëshirën dhe jo ligjikën e fakteve.

Mattis, i cili më parë kishte refuzuar ndalimin që shënjestron muslimanët mbi argumentin se do të dëmtonte rëndë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe do të destabilizonte rendin ndërkombëtar, thjesht qëndroi pa bëër asgjë, ndërsa presidenti nënshkroi zbatimin e tij. Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë thjesht ka anashkaluar sigurinë kombëtare dhe departamentin e Shtetit.

Përgatiti: Juli Prifti -/tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza
Lindja e Mesme

Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

20/05/2025
Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji
Kryesore

Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

20/05/2025
Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”
Bota & Rajoni

Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

20/05/2025
Next Post
Tsipras vizitë në Serbi: Do të ndërtojë hekurudhën Pire-Beograd me paratë e Kinës

Tsipras vizitë në Serbi: Do të ndërtojë hekurudhën Pire-Beograd me paratë e Kinës

Ambulanca që fluturon, një ndërthurje mes ambulancës dhe helikopterit

Ambulanca që fluturon, një ndërthurje mes ambulancës dhe helikopterit

Kongresi maqedonas, thirrje VMRO-së dhe LSDM-së: bashkohuni kundër shqiptarëve!

Kongresi maqedonas, thirrje VMRO-së dhe LSDM-së: bashkohuni kundër shqiptarëve!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pagat në Evropë: ku mund të jetosh me 4,500 euro dhe ku mund të mbijetosh me 400?

Pagat në Evropë: ku mund të jetosh me 4,500 euro dhe ku mund të mbijetosh me 400?

20/05/2025
SHBA, tezë e re për Gazën

SHBA, tezë e re për Gazën

20/05/2025
Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

20/05/2025
Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

20/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni