Ka mungesë të domateve të konservuara në zinxhirët e shitjes me pakicë në Gjermani. Aldi, Edeka dhe Lidl mund të mbeten pa këtë produkt, sipas mediave gjermane.
Ka dy arsye pse furnizimi me domate të konservuara mund të jetë i vështirë. Sipas mediave gjermane, arsyeja e parë është blerja e tepërt e tyre.
Nga frika e mungesës, shumë blejnë ushqime të konservuara që kanë një jetëgjatësi më të gjatë.
Një tjetër arsye e mungesës është se fermerët në Itali po mbjellin gjithnjë e më pak domate.
“Tregu i domateve është në një lloj përshkallëzimi. Disa furnitorë tashmë kanë njoftuar se do të duhet të reduktojnë dërgesat tek klientët”, ka thënë për mediat gjermane grosistja Otto Franck, shkruan Fenix Magazine.
Toka të shumta të punueshme në Itali ku mbilleshin domate po ripërdoren.
“Sipërfaqja ku mbillen domatet në Itali po bie me rreth 10 për qind, pjesërisht për shkak se fermerët po zgjedhin kultura të tjera”, tha Andreas Reimer, drejtor ekzekutiv i kompanisë gjermane të konservimit Hengstenberg.
Aktualisht, shumica e drithërave mbillen në mënyrë që të prodhohen ushqime bazë si buka dhe makaronat.
“Do të ketë një rritje të konsiderueshme në koston e domateve të konservuara që ne do të duhet t’ua kalojmë shitësve me pakicë,” vazhdon Reimer.
Çmimi i domateve të papërpunuara nga Italia veriore është tashmë 18 për qind më i lartë se vitin e kaluar. Rritje çmimesh ka paralajmëruar edhe prodhuesi italian Mutti. /tesheshi.com/