Al-Jalwa ose “mërgimi”, është një ligj i pashkruar i fiseve jordaneze që detyron dëbimin e familjes dhe të afërmve të vrasësit në vende të tjera për të shmangur gjakmarrjen. Pavarësisht njoftimeve nga qeveria jordaneze se do të sjellë dispozita të reja ligjore dhe të sigurisë për t’i dhënë fund kësaj praktike të lashtë, ai vazhdon të jetë një fenomen shoqëror që detyrn mijëra familje jordaneze që të jetojnë në mërgim.
Kjo praktikë pranohet aktualisht në ligjin jordanez dhe po ndiqet nga forcat e sigurisë.
Human Rights Watch e ka dënuar këtë praktikë, duke e quajtur atë “dënim kolektiv”. Sipas organizatës në fjalë, forcat jordaneze të sigurisë kohët e fundit kanë detyruar 200 persona të largohen nga krahinat e vendbanimit të tyre, pasi ato kanë lidhje me një person të akuzuar për vrasje.
HRW e konsideron një sjellje të tillë të paligjshme dhe një shkelje të të drejtave të njeriut.
Jordania e ndaloi Al-Jalwa-n në vitin 1976, por në shumicën e rasteve fiset jordaneze vazhduan të veprojnë sipas gjykimeve fisnore.
Një problem shtesë me zbatimin e këtij ligji fisnor është se fiset sot në përgjithësi jetojnë mënyrën moderne të jetës në qytete ose fshatra ku ata banojnë, për dallim nga jeta e dikurshme nomade, e cila për nga vetë natyra e vet ua lehtësonte përndjekjen. Sidoqoftë, sot, njerëzit e zhvendosur kanë mbetur pa shtëpi.
Ata thonë se arsyeja për të vepruar sipas këtij ligji të padrejtë fisnor është se gjykimet para gjykatave shtetërore janë shumë të gjata dhe mund të zgjasin disa vjet. Ata akuzojnë qeverinë jordaneze se jo zyrtarisht mbështet dhe inkurajon një trajtim të tillë, pasi kërkon të sigurojë mbështetjen e krerëve të fiseve. /tesheshi.com/