Deputeti i partisë Socialiste, Ervin Bushati kërkoi nga prokuroria të nisë hetimet për dy çështje, që sipas tij, përbëjnë afera korruptive të partisë Demokratike. Bëhet fjalë për lobimin 1 milion dollarësh në SHBA dhe kontratën për skanimin në dogana.
Nga kryesia e Kuvendit, Bushati kërkoi që Basha të bëjë publike burimin e të ardhurave për shpenzimet e lobingut në Shtetet e Bashkuara, si dhe për kontratën me firmën e skanimit në doganë, ku Partia Socialiste pretendon se është një aferë korruptive
“Prokuroria e Shtetit, me heshtjen e saj, rrezikon të bëhet palë e këtyre aferave”, shtoi Bushati.
Nga ana e saj, këtë të diel, partia Demokratike denoncoi vendimin e qeverisë për të vendosur të gjitha sistemet elektronike, që financohen nga buxheti i shtetit nën adminstrimin Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Për Partinë Demokratike, kjo është përpjekje e Edi Ramës për të marrë në kontroll sistemet elektronike të shqiptarëve. Ky denoncim është bërë nga deputeti Endri Hasa, i cili ka shtuar se ky vendim i hap rrugën koncensionit të menaxhimit të TVSH prapa të cilit është vëllai i kryeministrit. /tesheshi.com/