Kanë kaluar një vit që Mohamed Mursi, presidenti i parë i Egjiptit i zgjedhur në mënyrë demokratike e i rrëzuarmegrusht shtetit, vdiq në gjykatë.
Mursi vdiq në 17 qershor 2019, katër vjet dhe një ditë pasi u dënua me vdekje.
Informacioni për vdekjen e tij u transmetua për herë të parë nga televizioni shtetëror egjiptian, i cili thoshte se 67-vjeçari Mursi u zbeh gjatë gjyqit dhe se më vonë ndërroi jetë.
Reagimi i parë pas informacionit për vdekjen erdhi nga Partia e Lirisë dhe Drejtësisë, krahu politik i Vëllazërisë Myslimane.
Një deklaratë e partisë thotë se zyrtarët egjiptianë e vranë Mursi me qëllim dhe ngadalë.
Eshtë thënë gjithashtu se Mursi ishte mbajtur në izolim për më shumë se pesë vjet, dhe se atij iu mohua trajtimi me ilaçe, si dhe kontakti me familjen e tij dhe një avokat.
Kushtet në burgun ku po qëndronte Morsi ishin jashtëzakonisht të papranueshme; ai u mbajt në qeli i vetmuar, gjë që u përmend në mënyrë të përsëritur nga aktivistët e të drejtave të njeriut.
Për më tepër, në mars 2018, Komisioni Britanik përgatiti një raport mbi kushtet në burgun ku po qëndronte Morsi.
“Mursi, i cili kalon 23 orë vetëm në qelinë e tij, i është nënshtruar kushteve të këqija, çnjerëzore dhe trajtimit të pandershëm që mund të konsiderohet torturë. Mosofrimi i kujdesit mjekësor për të mund të çojë në vdekjen e tij të parakohshme,” ishte paralajmëruar në atë kohë.
Djali më i vogël i Mursi, Abdullah, paralajmëroi në tetor 2018 se babai i tij kishte probleme shëndetësore me tension të lartë dhe diabet, dhe se ai nuk po merrte terapi të përshtatshme.
Në një artikull të botuar nga Uashington Post, Abdullah Mursi theksoi se zyrtarët egjiptianë ishin “duke e bërë këtë me qëllim dhe se ata dëshirojnë që babai i tij të vdesë sa më shpejt natyrisht”.
Kontakti midis Mursi dhe familjes së tij u lejua në disa raste pas pushimeve të gjata. Takimi i fundit para vdekjes së tij u lejua në tetor 2018. Në atë kohë, kontakti lejohej vetëm me vajzën dhe gruan e tij, por jo me djemtë dhe nipërit e tij.
Media, e cila është plotësisht nën kontrollin e autoriteteve në Kajro, si dhe media private, injoruan informacionet për vdekjen e Mursi.
Gazeta më e shitur në Egjipt, Ahram raportoi rastin në faqen katërt, me titullin “Mohamed Mursi vdiq”, dhe asnjë cilësim i tillë si “ish-Presidenti” ose “Presidenti i rrëzuar” nuk u përdorën në lajme.
Administrata u dërgoi një tekst të gjitha mediave për t’u shkruar ose lexuar në ajër në lidhje me vdekjen e Mursi.
Shumica e reagimeve, kur bëhet fjalë për arenën ndërkombëtare, erdhën vetëm nga Turqia. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan e cilësoi Mursi si dëshmor në rrugë të Zotit.
Deklaratat e zyrtarëve të lartë dhe mbulimi i mediave nga Turqia alarmuan administratën e Abdel Fattah al-Sisi, i cili bllokoi hyrjen në faqet e agjencisë së lajmeve shtetërore turke Anatolia dhe TRT, e kjo një ditë pas vdekjes së Mursi. /tesheshi.com/