Pas 250 vitesh, të shtunën është aktivizuar vullkani i Kambalny, i cili ndodhet në Kamchatka, mes detit Okhotsk dhe liqenit Kuril.
Të shtunën, vullkani ka shpërthyer duke prodhuar një sasi të madhe hiri dhe gazi, e lartë 7 kilometra. Pas 250 vitesh vullkani ka nisur aktivitetin e tij duke kërcënuar për shpërthime të reja.
Shkencëtarët janë ‘të mrekulluar’ nga ky shpërthim vullkanik ‘i papritur’, sqarojnë mediat ruse. Duket që për momentin nuk ka asnjë kërcënim.
Gadishulli i Kamchatka, ka rreth 300 vullkane në territorin e tij, ku 29 prej tyre janë aktiv.
Në muajin dhjetor, vullkani Shiveluch, një nga më aktivët e Kamchatka, ka krijuar në qiellin e Rusisë një kolonë tymi, e lartë 11 kilometra./tesheshi.com/