Rreth orës pesë të pasdites, aktivistët e Vetëvendosjes hodhën sërish bojë në makinën e kryeministrit Isa Mustafa, kur ai po linte ndërtesën e qeverisë. Sulmi i ngjashëm i paradites nga aktivistët e Vetëvendosjes u dënua ashpër edhe në mbledhjen e qeverisë, por kjo nuk ka penguar aktivistët të rivihen në lëvizje pasdite.
“Do të kujdesemi që sa të mundemi ta defunksionalizojmë punën e Qeverisë që po e defunksionalizon Kosovën. Zajednica nuk kalon!”, është slogani që shoqëron këto sulme të Vetëvendosjes, të klasifikueshme si akte të mosbindjes civile.
/tesheshi.com/