Aksioni kundër informalitetit është zgjeruar edhe me pjesëmarrjen e prokurorisë, pasi qeveria paraqiti sot memorandumin e bashkëpunimit mes ministrive përgjegjëse dhe institucioneve ligjzbatuese.
“Krimet ekonomike, ndonëse kalojnë në heshtje në sytë e publikut, shkaktojnë dëme të mëdha. Ndaj ne kemi nënshkruar këtë memorandum bashkëpunimi, kundër evazionit fiskal dhe kontrabandës. Ata që kanë bërë këto shkelje, që sot e tutje do të kalojnë në lupën tonë. Këto krime vrasin shtetin dhe të ardhmen”, tha ministri i Brendshëm, Tahiri në paraqitjen e nismës.
Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla paralajmëroi verifikime në terren dhe ndëshkime serioze për autorët e këtyre veprave.
“Bashkëpunimi mes Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë ka qenë baza e suksesit të aksionit ndaj informalitetit në energjitikë. Sot kemi një situatë tjetër në energji, falë uljes drastike të humbjeve dhe transformimit të gjithë sistemit të administrimit. Sot nuk kemi më një sistem që kërkon investim, por një sistem që krijon të ardhura”, nënvizoi kryeministri Rama, në mbështetje të memorandumit. /tesheshi.com/