Denada Tarja dhe Suada Serani, janë dy adoleshentet e pafata që dhanë frymën e fundit në mesnatë, pasi automjeti me të cilin udhëtonin, ku në timon ka qenë shoku i tyre i moshës Francesko Shaba, u përplas me një pemë.
Kjo ndodhi në Bërzhitë, ndërkohë që u mësua me vonë se 18 vjeçari Shaba nuk ka patur patentë drejtimi. Shtoi kësaj, edhe motin e rënduar me rreshje.
Te tre këta, shto dhe dy adoleshentë të tjerë që ndodhen të plagosur në QSUT – edhe vetë drejtuesi ka mbetur i plagosur – po ktheheshin nga një ditëlindje. /tesheshi.com/